Vendet e Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë në samitet e BE-së

Prishtinë, 5 shkurt 2018 (MIA) - Një pjesë e mediave perëndimore sot publikuan se një grup prej 12 vendeve-anëtare të BE-së dëshiron që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në samitet e sivjetme të BE-së para se të kyçen ndaj Unionit.
Austria, Çekia, Estonia, Irlanda, Italia, Lituania, Letonia, Malta, Polonia, Sllovenia, Sllovakia dhe Hungaria dëshirojnë në samitet e BE-së të marrin pjesë edhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Propozimi i tyre i është dorëzuar Komisionit Evropian nga fundi i janarit, ndërsa kërkohet ministrat e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në takimet e BE-së të cilat kanë të bëjnë në mbrojtjen e mjedisit të jetesës, trafikut dhe politikës së jashtme.

Në të njëjtën kohë mediat prishtinase publikuan se dokumenti në të cilin përshkruhet strategjia e Bashkimit Evropian për zgjerim më shumë është drejtuar ndaj Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, por edhe për Kosovën, publikuan sot mediat prishtinase.
Gazetat "Zëri" dhe "Gazeta" theksojnë se dokumenti, i cili duhet të prezantohet nesër, "nuk ekziston strategji për Kosovën" dhe se vendi përmendet vetëm në kontekst të dialogut me Serbinë.
Gazetat potencojnë se në Strategji theksohet se Serbia dhe Mali i Zi janë në fokus dhe është planifikuar që në vitin 2025 të bëhen anëtare të BE-së, derisa Shqipëria dhe Maqedonia negociatat duhet t'i fillojnë në vitin 2019, ndërsa katër vjet më vonë edhe BeH-ja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail