Për opozitën shqiptare deklarata e Pavllopollus - arrogante, e papranueshme dhe antievropiane

Tiranë, 5 shkurt 2018(MIA) - Opozita shqiptare reagoi ashpër ndaj deklaratës së kryetarit grek Prokopis Pavlopulos, me çka i porositi Shqipërisë të mos përmend qështjen e qamëve, nëse dëshiron në BE.
Njeriu i parë i obliguar për politikë të jashtme i forcës më të madhe opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike, Kreshnik Qollaku, ashpër e gjykoi deklaratën e Pavlopollus dhe vlerësoi se kjo nuk ka kurrëfarë lidhje me frymën evropiane.
"Deklarata e presidentit grek është arrogante, e papranueshme dhe antievropiane. Qamëria është pjesë e identitetit kombëtar të shqiptarëve, ndërsa integrimi evropian në interes të tyre kombëtar. Evropa për të cilën ëndërrojnë shqiptarët është respektimi i identitetit dhe lirive të secilit individ ose popull", theksoi Qollaku.
Ai theksoi se nuk e di se për cilën Evropë flet presidenti grek, por është i bindur se "nuk flet për Evropë të cilën e njohim dhe e duam".
Rreth deklaratës së Pavllopollus tani për tani nuk ka reagime nga Tirana zyrtare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail