Strategjia e KE-së për Ballkanin Perëndimor: Së pari rezultate, pastaj anëtarësim në BE

Bruksel/ Strasburg, 6 shkurt 2018 (MIA) - Komisioni Evropian sot e prezantoi Strategjinë e vet për "perspektivë kredibile të zgjerimit dhe për angazhim më të madh të BE-së në Ballkanin Perëndimor", qëllimi i të cilit është konfirmimi i "ardhmërisë evropiane të rajonit".
Në dokument theksohen gjashtë iniciativa, gjegjësisht hapa që do t'i ndërmarrë BE-ja viteve të fundit me qëllim që t'i mbështesë përpjekjet për "transformimin e Ballkanit Perëndimor për interes të përbashkët".
Strategjia përkujton se çdo vend evropian mund të aplikojë për anëtarësim në BE, nëse i respekton vlerat demokratike të Unionit dhe është e përkushtuar në promovimin e tyre, si dhe të ketë "institucione stabile të cilat e garantojnë demokracinë, qeverisjen e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe respektimin e mbrojtjes së pakicave, ekonominë funksionale të tregut dhe kapacitetin për pjesëmarrje në tregun e BE-së, me aftësi që t'i zbatojë obligimet e parapara me anëtarësimin, duke e përfshirë edhe përkushtimin e realizimit të qëllimeve të unionit politik, ekonomik dhe monetar".

Në dokument theksohet se Komisioni Evropian e konfirmon ardhmërinë evropiane të rajonit si "investim gjeostrategjik në një Evropë stabile, të fuqishme dhe të bashkuar, të bazuar në vlerat e përbashkëta".
Avancimi i rrugës evropiane është objektiv dhe varet nga meritat individuale, të cilat lidhen me rezultatet konkrete të arritura nga çdo vend individualisht, theksohet në Strategji.
Para anëtarësimit në BE nga vendet e Ballkanit Perëndimor kërkohet të zbatohen reformat në zonat kyçe dhe dukshëm të përforcohen qeverisja e të drejtës, të drejtat bazë dhe menaxhimi i mirë.

"Reformat gjyqësore, lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar dhe përforcimi i administratës publike duhet të japin rezultate reale, ndërsa funksionimi i institucioneve demokratike duhet të përmirësohet seriozisht. Reformat ekonomike duhet të zbatohet në mënyrë energjike dhe të orientuara ndaj dobësive strukturore, mungesës së konkurrencës dhe uljes së shkallës së papunësisë", theksohet në dokument.
Si iniciativë e veçantë me strategjinë kërkohet nga të gjitha shtetet e rajonit "të përkushtohen në tejkalimin e barrës së të kaluarës, me zgjidhjen e çështjeve të hapura që para pranimit në BE, para së gjithash në lidhje me problemet rreth kufijve".
Iniciativat tjera ose hapat kanë të bëjnë me avancimin e sigurisë dhe migrimit përmes ekipeve të përbashkëta dhe shërbimin kufitar të BE-së, si dhe të zhvillimit shoqëror-ekonomik, transportin dhe energjinë dhe agjendën digjitale, të cilat përfshijnë zgjerim të unionit energjetik ndaj Ballkanit Perëndimor, uljen e çmimeve në roaming dhe vendosjen e shërbimeve të shpejta në internet.

Strategjia edhe njëherë thekson se BE-ja do të pranojë anëtarë të rinj, madje pasi ata do t'i plotësojnë kërkesat e parashtruara.
Me këtë rast theksohet se para pranimit në BE, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje ligjore obligative me të cilën do t'i rregullojnë marrëdhëniet e ndërsjella, ndërsa Prishtina në mënyrë shtesë duhet të tregojë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim.
Për Shqipërinë dhe Maqedoninë theksohet se Komisioni është i gatshëm të japë rekomandim për fillimin e negociatave për anëtarësim pas realizimit të kushteve të parashtruara, ndërsa në lidhje me BeH-në, theksohet se do të jepet qëndrimi në lidhje me kërkesën e saj për anëtarësim, madje pasi Sarajeva do ta hapë Pyetësorin.

"Perspektiva evropiane do të varet nga vullneti i fuqishëm politik, zbatimi i reformave reale dhe të qëndrueshme dhe zgjidhja e kontesteve me fqinjët. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mundësi të lëvizin drejt BE-së dhe do të vlerësohen në bazë të meritave individuale dhe shpejtësinë e përparimit", shtohet në dokument.
Sipas Komisionit Evropian, vendeve të rajonit iu paraprijnë shumë punë për t'i realizuar kushtet e parashtruara për anëtarësim në BE.
"Liderët e rajonit nuk duhet të lënë asnjë dyshim për përcaktimet e tyre strategjike dhe të ndërmarrin përgjegjësi për ta shfrytëzuar këtë mundësi historike. BE-ja do të jetë e gatshme të pranojë anëtarë të rinj, madje pasi ata do t'i plotësojnë kushtet", theksohet në Strategjinë e KE-së për Ballkanin Perëndimor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail