Shqipëria progres në lirinë e shprehjes dhe medias

Tiranë 12 shkurt 2018 (MIA) - Përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Desir, e përshëndeti Shqipërinë për progresin e bërë në fushën e lirisë së shprehjes dhe medias në kuadër të vizitës së tij zyrtare dyditore në Shqipëri.
Takimin e parë në këtë vizitë, Desir e zhvilloi me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në të cilin u nda mendimi se nuk ka shoqëri demokratike pa liri fjale dhe media të lirë.
Ministri i jashtëm shqiptar Bushati tha se Shqipëria është e angazhuar si në forcimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor në Shqipëri, ashtu dhe në ruajtjen e vlerave profesionale të gazetarisë, për të mbajtur këtë standard të zhvillimit demokratik në vend e për ta sjellë atë më pranë proceseve të integrimit evropian.
Për ruajtjen dhe zhvillimin e fjalës së lirë, medias së lirë, medias virtuale, angazhimit profesional, përmirësimit të kuadrit ligjor etj., pritet që në muajin maj të këtij viti, të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë, Konferenca e 5-të e Vendeve të Europës Juglindore në nivel të lartë për t’i dhënë përgjigje sfidave kryesore me të cilat ndeshet media dhe gazetaria sot.
Ministri Bushati e përshëndeti mbajtjen e kësaj konference dhe konfirmoi angazhimin dhe kontributin e Shqipërisë në të.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail