Mospajtime për zëvendësimin e flamurit kombëtar me flamurin e Kosovës në hyrje të Prishtinës

Prishtinë, 14 shkurt 2018 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në prag të shënimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka urdhëruar vendosjen e flamurit shtetëror tek rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës.
Largimi i flamurit kombëtar dhe vendosja e atij shtetëror ka ngritur një debat të nxehtë madje sot në mesditë, sipas mediave kosovare, planifikohet një protestë në vendin ku është bërë zëvendësimi i flamujve.
Haradinaj mbrëmë në një postim në rrjetin social Facebook ka dhënë sqarime për këtë veprim, duke thënë se vendosja e flamurit të Kosovës bëhet në respekt të shtetit të Kosovës dhe shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë.
"Flamuri kombëtar është flamuri i lirisë sonë dhe me shekuj kemi rrugëtuar me këtë flamur dhe gjithmonë do ta duam dhe do ta respektojmë. Vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës bëhet në respekt të shtetit të Kosovës dhe shënimit të përvjetorit të dhjetë të shtetit tonë. Me këtë flamur synojmë njohjen ndërkombëtare. Me këtë flamur zhvillojmë Kosovën dhe të ardhmen euro-atlantike. Të dashur qytetarë, Ta ruajmë rrugëtimin, edhe ashtu të vështirë, të shtetit tonë të ri", shkruan Haradinaj në Facebook.
Edhe pse Haradinaj ka dhënë shpjegimin e tij lidhur me këtë rast, Lëvizja Vetëvendosje e dënon një veprim të tillë dhe ka kërkuar rikthimin e flamurit kombëtar te "Rrethi".
"E dënojmë heqjen e flamurit kombëtar shqiptar dhe përpjekjen për ta fshirë shqiptarizmin nga faqja e Kosovës. Kërkojmë nga ata që e hoqën, ta kthejnë sa më shpejt flamurin kombëtar aty ku ishte më përpara", thuhet në reagim.
Mbrëmë nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët te ‘Rrethi’ në Prishtinë derisa po pritej të vendosej flamuri shtetëror i Kosovës. Ai është ofenduar nga qytetarët të cilët e kanë akuzuar për heqjen e flamurit kombëtar.
Pacolli ka pohuar se vendimin për heqjen e flamurit kombëtar dhe vendosjen e flamurit shtetëror e ka marrë kryeministri i vendit, e jo Komuna e Prishtinës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail