Cipras: Greqia nuk do të tolerojë provokime drejt integritetit të saj territorial

Athinë, 15 shkurt 2018 (MIA) - Greqia nuk do të tolerojë kurrfarë provokimesh drejt integritetit të saj territorial, deklaroi sot kryeministri grek Aleksis Cipras.
Deklarata e Ciprasit pason pas incidentit të së hënës kur u përplasën një anije greke dhe turke në ishullin Imija/Kardak në Detin Egje, për sovranitetin e së cilës diskutojnë Athina dhe Ankaraja.
"Porosia jonë është e qartë. Greqia nuk do të lejojë, pranojë ose tolerojë çfarëdo provokimi drejt integritetit të saj territorial", porositi Cipras.
Duke potencuar se kufiri detar i Greqisë në Detin Egje, gjithashtu është edhe kufiri i BE-së, Cipras shtoi se "provokimet dhe retorika agresive ndaj të drejtave sovrane të një shteti anëtar të BE-së, janë të drejtuara edhe ndaj të gjithë Unionit".
Në lidhje me përplasjen e dy anijeve të hënën, Ankaraja dhe Athina në mes vete e hedhin përgjegjësinë për incidentin, duke potencuar se ai ka ndodhur në "ujërat e tyre territoriale".
Për shkak të Imija/Kardak, Greqia dhe Turqia në vitin 1996 ishin para fillimit të luftës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail