Grujevski dhe Boshkovski nesër do të mbrohen para Gjykatës Supreme në Athinë

Athinë, 15 shkurt 2018 (MIA) - Ish-shefi i DSK-së Goran Grujevski dhe kolegu i tij Nikolla Boshkovski, nesër në orën 9:30 duhet të paraqiten në seancë në Gjykatën Supreme në Athinë, ku do të vendoset mbi ankesën e tyre për vendimin për ekstradimin e gjykatës në Selanik, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Athina.
Seanca dëgjimore e Grujevskit dhe Boshkovskit para Komitetit për azil në Selanik sot u anulua. Ata para Komitetit duhej t'i tregojnë arsyet se pse ata kërkojnë azil në Greqi.
Paraprakisht seanca dëgjimore e tyre e parë në Komitetin ishte anuluar për shkak të problemit në mospasjen e përkthyesit në gjuhën maqedonase.
Vendimi në Athinë vjen pas ankesave të tyre pasi që Gjykata Themelore e Selanikut vendosi se ata duhet të ekstradohen në vend.
Sipas disa vlerësimeve në vend, dy të arratisurit duhet të ekstradohen muajin e ardhshëm, për kur në Gjykatën Penale janë caktuar seancat për Target, Fortesa dhe Arka.
Grujevski dhe Boshkovski kërkesë për marrjen e azilit politik në Greqi kanë dorëzuar më 29 nëntor vitin e kaluar. Ky hap, siç lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Athina, pritej, duke e marrë parasysh atë se raste të tilla, që të prolongohet ekstradimi hapi tjetër është kërkimi i azilit.
Me dorëzimin e kërkesës për azil politik ndërkaq, u hap një proces i ri paralel dhe shtesë. Grujevski dhe Boshkovski, në Greqi, tani më i kanë tre procese të ndryshme të cilat nuk lidhen midis tyre, njëri për ekstradimin pas urdhërarrestit ndërkombëtar nga pala e Maqedonisë, i dyti për falsifikimin e pasaportave me të cilat janë kapur në aeroportin e Selanikut dhe i treti për kërkesën për azil.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail