Shtyhet seanca e Kuvendit të Kosovës për demarkacionin

Prishtinë, 19 shkurt 2018 (MIA) - Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila ishte paraparë të mbahej dje e në të cilën ishte paraparë votimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi është shtyrë për një ditë tjetër, raportojnë mediat kosovare.
Lidhur me shtyrjen e seancës njoftoi të shtunën edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe sipas kësaj kjo seancë u paralajmërua se do të mbahet të martën, më 20 shkurt.
Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka konfirmuar votën e saj pro ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Ndryshe, ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë është votuar marrëveshja e Presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi që obligon dy palët në rishikim të marrëveshjes pasi e njëjta të ratifikohet.
Haradinaj nuk u shpreh i sigurt që i kanë votat për miratim të kësaj marrëveshje, e cila pritet që të shkojë para deputetëve së bashku me aneksin e dakorduar në mes të presidentit dhe Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail