Princ Leka: Vetëm me kurorën mbretërore mund të sigurohet bashkimi kombëtar i Shqipërisë dhe Kosovës

Tiranë, 19 shkurt 2018 (MIA) - Uniteti midis Shqipërisë dhe Kosovës, për të cilin u angazhua kryeministri shqiptar Edi Rama, mund të arrihet vetëm me kurorën mbretërore, porositi trashëgimtari i fronit të Mbretërisë Shqiptare, Princ Leka.
Në një shënim në faqen e tij në Facebook, ai shkruan se bashkimi kombëtar është ëndrra e Familjes Mbretërore, por kjo realizohet vetëm me "Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti".
"Bashkimi Kombëtar ka qenë, është dhe do të jetë ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte! Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti. Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, siç e sugjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara", shkruan Princ Leka.

Ndërkohë, Rama dje në Prishtinë porositi se një presidenti i përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovën do të ishte shembulli më i mirë për unitetin e të dy vendeve dhe se kjo do të mund të realizohet pas dhjetë vitesh.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail