Mediat greke kritikojnë Metën për detin

Tiranë, 21 shkurt 2018 (MIA) - Mediat në Athinë kanë pasqyruar gjerësisht qëndrimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta në lidhje me negociatat me Greqinë.
"Presidenti shqiptar vë pengesa në negociimin mes Greqisë dhe Shqipërisë për marrëveshjen e përcaktimit të vijës detare mes dy vendeve", shkruan "Proto Tema".
Duke iu referuar mediave shqiptare, "Proto Tema" shkruan se Presidenti Meta refuzoi kërkesën e ministrit të Jashtëm për të hyrë në fazën finale të negociatave, pasi vlerësoi se kërkesa është e paqartë, raporton TCH.
"Presidenti shqiptar iu vë flakën marrëdhënieve shqiptaro-greke", shkruan "Enikos.gr" dhe "To Pondiki".
Lajmi është publikuar pothuajse në të gjitha portalet e vendit, ku me një gjuhë kritike, mediat greke bëjnë kujdes që të kursejnë sulmet e drejtpërdrejta ndaj Presidentit Meta.
Kjo pasi, siç shkruajnë mediat, Meta është i pranueshëm nga të gjithë në Greqi, për shkak të toneve të tij të ulëta dhe bashkuese gjatë krizave të viteve të fundit në marrëdhëniet dypalëshe.
Mediat në Athinë shkruajnë se qëndrimi i Metës është në kuadër të luftës së brendshme të politikës në Tiranë dhe jo kundër një marrëveshjeje mes dy vendeve, të cilën Presidenti shqiptar e dëshiron më shumë se pothuajse kushdo në Tiranë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail