Emigrantë nga Lindja e Afërt gjejnë shpëtim në Velika Klladushë

SEEbiz - Zagreb
21 shkurt 2018
Për jo plot dy muaj në vitin 2018 në BeH kanë hyrë pothuajse i njëjti numër i emigrantëve sa edhe gjatë tërë vitit të kaluar. Në vitin 2017, shpëtim në BeH kërkuan madje 753 shtetas të vendeve me rrezik të lartë emigrues, ndërsa një vit më herët numri i tyre ishte më i vogël se njëqind.
Prej fillimit të vitit, numri i emigrantëve që arritën në BeH tashmë arriti në 650 persona. Në përqindjen më të madhe bëhet fjalë për burra në moshë madhore të cilët udhëtojnë vetë, me prejardhje nga Pakistani (124), Algjeria (125), Afganistani (85), Turqia (64), Libia (56), Siria (62), Maroko (43), Irnai (26), Shqipëria (18), si dhe 96 persona nga rajoni i Kosovës. Kjo e dhënë duhet të merret me rezervë, sepse numri më i madh i tyre nuk posedojnë dokumente për identifikim por statusi u konstatohet në bazë të deklaratave të tyre.
Numri më i madh i tyre kanë përfunduar në Velika Klladushë për shkak të afërsisë me vendkalimin kufitar. Disa pre tyre me ditë qëndruan në xhaminë lokale në Velika Klladushë, por atje tani pothuajse nuk ka asnjë prej tyre.
Disa banorë lokalë thonë se ata ndodhen në një shtëpi private në rajonin e zonës industriale në dalje të Velika Klladushës drejt Cazinit, në afërsi të tregut lokal. Në hyrje të objektit e takojmë pronarin, i cili menjëherë fillon të tregojë.

"Nuk mundja më ta shikoja këtë pamje. Para disa ditëve gjeta rreth dhjetë prej tyre të shtrirë në rrugë dhe i solla këtu. Më pas erdhën edhe rreth 20, sepse, sipas të gjitha gjasave këta nga këtu u kanë lajmëruar se ku janë dhe se u kam ofruar strehim. Unë nuk kam asgjë prej tyre, u jap vetëm kulm mbi kokë dhe ushqim, derisa nuk nisen më tej. Këtë që e bëj e bëj nga zemra, jo për para", rrëfen Huso Karejliq, i cili u siguroi strehim rreth 30 burrave të moshës prej 18 deri 36 vjeç.
Mes tyre ka sirianë, afganë, libianë, marokenë... Njëri prej tyre është edhe palestinezi 24-vjeçar Fuzi Barakat, i cili në Velika Klladushë ka ardhur përmes rutës: Greqi - Maqedoni - Shqipëri - Mali i Zi - BeH.
"Shpesh kam tentuar ta kaloj kufirin kroat, por nuk kam arritur, më kanë zënë. Edhe tani më zunë dhe më kthyen këtu. Shkojmë përgjatë binarëve nga dy deri katër persona, sepse ashtu është më lehtë dhe jemi më pak të dukshëm. Tani për tani nuk kam plan, por do të nisemi sapo të shkrihet bora. Para nesh është rrugë e gjatë. Dëshiroj të shkoj në një shtet ku do të mund të jetoj mirë, të jetoj nga puna ime. Në cilindo vend evropian. Do të doja të arrij deri në Gjermani", tregon Barakat.

Në afërsi të Velika Klladushës gjendet vendkalimi i përbashkët kufitar mes BeH-së dhe Kroacisë. Nëse në vendkalimin kufitar arrestohet ndonjë person i dyshuar ai menjëherë deportohet në qendrën e shërbimit për të huaj në Bihaq.
Banorët e Velika Klladushës në parim nuk kanë probleme me emigrantët. Sa i përket sigurisë askush nuk mendon se bëhet fjalë për persona të cilët janë të rrezikshëm për qytetarët.
"Ato njerëz janë dëbuar. Shkojnë diku ku do të kenë jetë më të mirë dhe të bashkohen me familjet. Ata tani për tani janë ok. Disa janë mjaft të hapur dhe pyesin për para dhe ushqim. Disa të tjerë janë hyrë në shtëpinë e një gruaje dhe e kanë hapur frigoriferin sepse kanë qenë të uritur. Nuk besoj se janë të rrezikshëm. Ata kanë ikur nga lufta. Mendoj se janë të lumtur sepse gjetën qetësi të tillë dhe vetëm duan të gjejnë mënyrë ta kalojnë kufirin. Nuk mendoj asgjë për ata dhe nuk hyj në politikë. Njerëzve duhet t'u ndihmohet, të shpëtohen. Nuk ka këtu asnjë kërcënim për sigurinë siç sqarojnë disa", thotë banori i Velika Klladushës.
Policia tani për tani nuk jep asnjë informacion përveç se sillen në përputhje me ligjet. Nga ana tjetër, Huso Karejçiq thotë se ka probleme me ligjin sepse u ndihmon njerëzve.

"Kam probleme me autoritetet. Policia "më hipi" në qafë për shkak të kësaj. Nëse bën diçka të keqe do të dënojnë. Nëse bën mirë, përsëri do të dënojnë. Unë nuk e di çfarë njerëz duhet të jemi. Derisa kemi çfarë të hamë do të hamë, nëse nuk kemi shkojmë të gjithë, e di se ku. Më shkrojtën një raport. Ata duan ta dinë nëse unë bashkëpunoj me ata njerëz. Nuk bashkëpunoj. Nuk më duhet asnjë markë prej tyre", thotë Karejçiq.
Autoritetet e qytetit nuk duan të merren me këtë problem dhe topin e hedhin te shërbimi kufitar dhe qendrat e akomodimit. Sipas tyre, për zgjidhjen e këtij problemi janë kompetente institucionet ekzistuese. Çështje tërësisht tjetër është nëse emigrantët duan të akomodohen në qendrat ekzistuese", thonë autoritetet.
Për shkak të numrit të rritur të emigrantëve ilegalë, njësitë e policisë kufitare janë përforcuar me nëpunës policorë shtesë nga njësitet e tjera të policisë kufitare të BeH. Sipas policisë kufitare, emigrantët ilegalë kthehen nga kalimi i kufirit me atë që nëpunësit policorë qëndrojnë në vijën kufitare.

"Gjatë tentimeve për hyrje ilegale në Kroaci shumica e emigrantëve lëvizin në këmbë në rajonet më larg nga vendkalimet kufitare. Në numrin më të madh të rasteve bëhet fjalë për kërkuesit e azilit të cilët mund t'i shfrytëzojnë shërbimet e qendrës për azil, por nuk e bëjnë këtë", thotë përfaqësuesi i policisë kufitare.
Të gjithë njerëzit pa dokumentacion të nevojshëm dhe të vlefshëm dërgohen në qendrën për të huaj në Bihaq, ku evidentohen dhe lëshohen. Asnjëri prej tyre nuk ka vërtetim për qëndrim, ndërsa vetëm në disa ajo në mënyrë plotësuese u jepet. Disa emigrantë kanë kartonë me të cilët konfirmojnë se kanë azilkërkues dhe kundër tyre nuk ndërmerren kurrfarë masash derisa lëvizin më larg kufirit, të cilin megjithatë nuk mund ta kalojnë përmes rrugës ilegale.
Disa prej tyre kanë edhe vërtetim se kanë shprehur qëllim që të kërkojnë azil dhe ata gjithashtu, lirisht mund të lëvizin, për dallim nga ata të cilët nuk kanë kurrfarë dokumentesh dhe mbahen në qendrat për azil.
Një prej tyre është Muhamed Hado nga Libia. "Unë nuk kam kurrfarë dokumentesh. Paraprakisht isha në Qendrën për pranim në Sarajevë. Mund të shkoj kudo qoftë, vetëm të mos kthehem prapa. Mund të qëndroj edhe në BeH vetëm nëse gjej diçka që të punoj dhe nëse ka ndonjë siguri", rrëfen Muhamedi, i cili me një grup të djemve ka ardhur nga Libia para dhjetëra ditëve.

Shumica prej tyre kanë pak para me vete dhe i ruajnë në qoftë se kanë sukses të mbërrijnë deri tek ndonjë vend i BE-së. Në rrethanat e tanishme është vështirë të besohet se ndonjëri prej tyre do të ketë sukses në rrethanat e këtilla duke pasur parasysh se policia kroate po i kthen në BeH të gjithë personat që i arreston në rripin kufitar. Prej atje ata sërish dërgohen në qendrat për pranim, pastaj në shërbimin për të huaj, pastaj lirohen dhe pastaj përpiqen ta kalojnë kufirin. Dhe kështu vazhdojnë përsëri.
Rreth tridhjetë djelmosha në qendrën private për pranim në Velika Kladusha shpresojnë se në fund të vitit megjithatë do të arrijnë ta kalojnë kufirin. Thonë se nuk do të heqin dorë. Problemi është vetëm në atë që deri në fund të vitit mund të ketë numër shumë të madh të emigrantëve, në qoftë se ata vazhdojnë të mbërrijnë në qytet me këtë dinamikë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail