Kuvendi i Greqisë vendos për ndërhyrje të politikanëve në aferën "Novartis"

Athinë, 21 shkurt 2018 (MIA) - Me propozim nga Qeveria e Greqisë Kuvendi në Athinë sot debaton për formimin e një komisioni paraprak para-hetimor për dhjetë politikanë, të cilët janë të përzier në rastin me kompaninë farmaceutike "Novartis".
Shumica qeverisëse propozoi që të formohet komision special para-hetimor i cili do të hulumtojë kompetencën e Kuvendit, për atë nëse do t'i ndjekë politikanët për ryshfet, korrupsion dhe larje parash nga aktivitetet kriminale të cilat ndoshta i kanë kryer.
Siç lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Athina, debati në t'i cilin fjalën e tyre do të kenë deputetët, ministrat e Drejtësisë dhe Shëndetësisë, politikanët e përzier dhe liderët e partive politike, filloi në mëngjes, ndërsa pritet që të përfundojë sonte vonë, me votim të fshehtë.

Është paraparë të vendësen 10 kuti, nga një për secilin politikan për të cilin ekziston dyshim se është i përzier në rastin "Novartis". Deputetët do të duhet të vendosin nëse pajtohen me hetimin e komisionit që secili politikanë të përfshihet veçmas, emrat e të cilëve përmenden në lëndën e dorëzuar nga Prokuroria për luftë kundër korrupsionit deri tek Kuvendi.
Nëse komisioni paraprak para-hetimor formohet ai do të duhet të hetojë nëse politikanët kanë kryer krim ekonomik në rastin "Novarits".
Siç raportoi MIA, para dy seancave, nënkryetarja e parlamentit grek në seancë të jashtëzakonshme i publikoi emrat e 10 politikanëve të cilët janë përmendur në rastin për hetim të kompanisë zvicerane.

Në mesin e tyre janë dhe dy ish kryeministra dhe tetë ministra për shëndetësi, financa dhe punë dhe politikë sociale nga radhët e PASOK-ut dhe Demokracisë së Re.
Bëhet fjalë për Andonis Samaras, i cili ishte kryeministër nga korriku i vitit 2012 deri në janar të vitit 2015, Panajotis Pikramenos, kryeministër zyrtar nga maji deri në qershor të vitit 2012, Dimitris Avramopulos, ministër i Shëndetësisë nga viti 2006 deri në vitin 2009, Andreas Loverdos ministër i Shëndetësisë nga shtatori 2010 deri në maj të vitit 2012, Andreas Lukurexos, ministër i Shëndetësisë nga qershori i vitit 2012 deri në qershor të vitit 2013, Mario Sallmas, ministër alternativ i Shëndetësisë nga qershori i vitit 2012 deri në qershor të vitit 2013, Andonis Georgiadis, ministër i Shëndetësisë nga qershori i vitit 2013 deri në qershor të vitit 2014, Janis Sturnaras, ministër i Financave nga korriku i vitit 2012 deri në qershor të vitit 2014, Evangelos Venizellos, ministër i Financave nga qershori i vitit 2011 deri në mars të vitit 2012 dhe zëvendëskryeministër nga qershori i vitit 2013 deri në janar të vitit 2015 dhe për Jorgos Kutrumanis, ministër i Punës dhe Sigurimit Social nga qershori i vitit 2011 deri në maj të vitit 2012.
Politikanët emri i të cilëve është përmendur, thonë se bëhet fjalë për konspiracion dhe refuzojnë çdo përfshirje.

Sipas mediave greke, në të gjithë rastin rol kyç kanë tre dëshmitarët e mbrojtur, të cilët nën pseudonime kanë dhënë deklaratë. Ministri alternativ për shëndetësi në Greqi, Pavlos Polakis zbuloi se bëhet fjalë për një ish të punësuar në kompani.
Në bazë të deklaratave të tre dëshmitarëve të mbrojtur, qeveria e Greqisë ka zbardhur rastin "Novartis" më 5 shkurt, një ditë para protestës në Athinë "për mbrojtje të emrit Maqedoni".
Pikërisht për këtë shkak nga Demokracia e Re opozitare komentojnë se "Novartis" është përpjekje e Qeverisë që të tërheqë vëmendjen e publikut nga problemet e tjera në vend, mes të cilëve është dhe çështja për emrin.

Përfaqësues nga Qeveria e Greqisë rastin e komentojnë si "skandal me përmasa të papara".
Agjencia e lajmeve greke ANA-MPA, para dy javëve raportoi se vlera e ryshfetit në këtë lëndë është rreth 50 milionë eurosh për periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2015, ndërsa nga këto 50 milionë euro, 40 milionë euro, sipas burimit të njëjtë, ndoshta janë dhënë para vitit 2010 dhe atë tre politikanëve vetëm në rast të vaksinave.
Zëdhënësi i Qeverisë të Greqisë, Dimitris Xanakopulos sqaroi se rasti është i lidhur me renditjen e çmimeve të barnave, që ka pasur ndikim në tregun e medikamenteve në 29 vende, sepse çmimi referues i tyre për të gjitha këto vende, është krijuar në Greqi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail