Është siguruar numri i nevojshëm i votave, demarkacioni do të votohet të mërkurën

Prishtinë, 12 mars 2018 (MIA) - Pas tre dështimeve të njëpasnjëshme të Parlamentit të Kosovës për ta kaluar marrëveshjen e demarkacionit, kjo javë përbën mundësinë e fundit për ta përmbyllur këtë çështje, në mënyrë që të mos humbet afati për liberalizimin e vizave, publikoi sot gazeta prishtinase "Zëri".
Seanca e Parlamentit të Kosovës për këtë qëllim do të mbahet të mërkurën. Këtë alarm e kanë ngritur përfaqësues të të dy taborëve, si nga pozita, ashtu edhe nga opozita.
"Seancë do të mbahet, votat janë siguruar, me siguri çështja e demarkacionit do të rrumbullakoset të mërkurën", theksoi një burim anonim për "Zërin".
Megjithatë, koalicioni qeverisës ende nuk ka njoftuar mbi ndonjë konsensus të arritur me partitë e tjera, të cilat janë në kundërshtim të Demarkacionit.
Paraprakisht, tentime të pasuksesshme për demarkacion në shtëpinë ligjdhënëse të Kosovës kishte më datën 22, 23 dhe 28 të muajit të kaluar.
Ministrja për Integrimeve Evropiane të Kosovës, Dhurata Hoxha, paralajmëroi se nëse marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi nuk ratifikohet këto ditë, liberalizimi i vizave për Kosovën nuk mendohet të bëhet para 2020.
Lidhur me këtë çështje, kryeministri Ramush Haredinaj, megjithatë, deklaroi se është i gatshëm të gjejnë gjuhë të përbashkët me Lisën Serbe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail