Miçel: Rusia po luan rol destruktiv në Ballkan

Prishtinë, 12 mars 2018 (MIA) - Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Ues Miçel, ka thënë sot në Prishtinë se Rusia po luan një rol destruktiv në Ballkan duke shpërndarë dezinformata dhe duke dëmtuar institucionet demokratike. Ai tha se u është bërë e qartë rusëve se kjo nuk është në interesin e tyre dhe as në interesin e popujve të rajonit.
Ai, siç njofton koha.net, i bëri këto komente në fillim të vizitës së tij në rajon, të cilën e hapi me Kosovën ku siç thuhet në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit, po qëndron për të inkurajuar qeverinë e Kosovës "që të përparojë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të forcojë sundimin e ligjit, të nxisë rritjen ekonomike dhe të kapërcejë sfidat rajonale në të mirë të qëndrueshmërisë dhe integrimeve perëndimore".
Miçel ka thënë se fakti që udhëtimi i tij i parë në rajon fillon me Kosovën dëshmon se Shtetet e Bashkuara kanë miqësi me Kosovën dhe do të vazhdojnë ta thellojnë atë.
"Dua ta ritheksojë në këtë ndalesë të parë se Shtetet e Bashkuara janë për një Kosovë sovrane, shumetnike e demokratike dhe për t'u ri angazhuar për të mbështetur rrugën euroatlantike për Ballkanin Perëndimorë", tha Miçel.
Ai tha se Kosova ka përpara hapa me rëndësi, përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përmbylljen e çështjes së kufirit me Malin e Zi dhe transformimin e Forcave të Armatosura përmes ndryshimeve kushtetuese. Më tej theksoi se askush nuk ka të drejtë vetojë në çështjet e sigurisë së Kosovës.
Miçel tha se këtë do t'ua bëjë të qartë edhe bashkëbiseduesve të tij në Beograd, ku ai pritet të qëndrojë të mërkurën për të inkurajuar qeverinë serbe "që të çojë përpara normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të bëjë reformat e duhura për të përmbushur synimin për anëtarësimin në BE dhe të mbështesë qëndrueshmërinë rajonale".
Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan për rrugët e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por do t'u bëj thirrje të dyja palëve që të punojnë së bashku në rrugën perëndimore.
Miçel të martën do të qëndrojë në Maqedoni, në një kohë kur janë shtuar shpresat për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar rreth emrit dhe integrimin e pritshëm të këtij vendi në strukturat euro-atlantike.
Diplomati Mitçel që mori detyrën në nëntor të vitit 2017 më pas do të vizitojë edhe Greqinë dhe Qipron.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail