Lista Serbe nuk do të votojë për demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi

Prishtinë, 14 mars 2018 (MIA) - Lista Serbe mbrëmë vonë konfirmoi se e ndërron qëndrimin se dhjetë deputetët e saj në Parlamentin e Kosovës nuk do ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Deputeti i këtij subjekti, Igor Simiq, i angazhuar për komunikim me mediat deklaroi se Lista Serbe lidhur me demarkacionin veçmë e ka thënë qëndrimin e saj dhe se të njëjtin nuk e ndryshon.
Kryetari i Partisë Demokratike Progresive Serbe, Nenad Rashiq, ka thënë se deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës kanë disa kushte për të votuar pro ratifikimit të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Mirëpo, sipas tij këto nuk do të jenë kushte politike, por kushte financiare dhe personale. Ai këto komente i bëri në “Info 3 Live” në RTK 3.
“Lista Serbe do të veprojë ashtu si ju thuhet. Nëse ata kanë thënë se tema e demarkacionit nuk është në interes të serbëve, këtë e kanë thë që të bëhet një rrethanë për t'u bërë ndonjë pazar, që do të rezultonte me ndonjë përfitim personal dhe asgjë në të mirë të komunitetit serbë”, ka thënë Rashiq.
Ai tutje ka thënë se me izolimin e Kosovës po humbin edhe qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë dhe se do të dëshironte që të gjithë qytetarët të paktën ta shijonin jetën e qetë në vendet Evropiane.
“Nga liberalizimi do të përfitojnë të gjithë sepse edhe serbët e Kosovës janë të izoluar. Ne jemi të izoluar nga Serbia, BE-ja dhe të gjithë. Unë do të doja që qytetarët të jetojnë të paktën vetëm tri ditë në mënyrë që ta shohin dhe ta përjetojnë atë qetësi, ku njerëzit nuk i bien borisë pa arsye dhe nuk bërtet askush, ndërsa ne nuk e kemi një qetësi të tillë”, ka thënë Rashiq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail