Pacolli: Kroacia zë i fuqishëm i Kosovës drejt integrimit euroatlantik

Prishtinë, 14 mars 2018 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim homologen e tij nga Kroacia, zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Maria Pejçinoviq - Buriq, ku kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Në konferencën e përbashkët për media, ministri i Jashtëm Pacolli vlerësoi se Kroacia ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm i Kosovës drejt integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në Organizata ndërkombëtare.
Kryediplomati kosovar ka thënë se në takim është biseduar për bashkëpunimin e përgjithshëm ndërmjet dy shteteve, me theks të veçantë nevojën e rritjes së bashkëpunimin ekonomik e tregtar, pasi sipas tij, Kroacia mund të ofrojë shumë nga përvoja e tyre, ndërsa Kosova ofron hapësirë të shkëlqyeshme dhe burime njerëzore për partnerët ekonomik kroat.
"Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë janë të shkëlqyeshme. Kroacia ka qenë gjithmonë zë i fuqishëm i Kosovës dhe ashtu do të jetë edhe në të ardhmen", ka thënë ministri i jashtëm Pacolli.
Në kuadër të këtij takimi është diskutuar edhe për Bosnje e Hercegovinën, gjë për të cilën, homologia e tij kroate Pejçinoviq - Buriq ka premtuar, që do të angazhohen për mundësinë e krijimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të të dyja shteteve.
Duke folur për zhvillimet e gjithëmbarshme në vend, Zëvendëskryeministrja dhe Ministra e Jashtme kroate, Pejçinoviq - Buriq , ka vlerësuar të arriturat e shtetit të Kosovës, si dhe ka premtuar vazhdimin e angazhimit të shtetit kroat për ta mbështetur Kosovën.
"Kosova ka bërë shumë hapa, është një shtet i respektuar, por ka ende sfida. Kroacia është e gatshme të ndihmojë Kosovën në këto sfida”, ka thënë ajo, duke shtuar se dy shtetet kanë marrëdhënie politike të shkëlqyeshme, ndërkohë ka potencuar nevojën e ngritjes së mëtejme të bashkëpunimit ekonomik.
Në këtë drejtim, ajo ka përmendur edhe fusha të caktuara, ku të dyja shtetet mund të bashkëpunojnë, sikurse energjetika, telekomunikacioni, etj.
Në vazhdim, kryediplomatja kroate ka folur edhe për të drejtat e minoriteteve në Kroaci, ndërkohë ka kërkuar avancimin e të drejtave të kroatëve në Kosovë.
Pejçinoviq - Buriq ka shprehur përkushtimin e Kroacisë për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj të integrimit euro-atlantik, anëtarësimin e Kosovës në Organizata ndërkombëtare si dhe në procesin e liberalizimit të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail