BB: Zvogëlim i papunësisë në Ballkanin perëndimor, sfidë është punësimi i të rinjve dhe grave

Vjenë, 19 mars 2018 (MIA) - Maqedonia gjatë vitit të kaluar e rriti shkallën e punësimit për 2,7 për qind. Shkallë e lartë e punësimit është regjistruar në të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor, e cila lëviz nga 9,2 në Kosovë, 4,3 në Serbi, 3,5 në Mal të Zi, 3,4 në Shqipëri dhe 1,7 për qind në Bosnje e Hercegovinë.
Kjo është publikuar në raportin "Trendet në tregun e punës në Ballkanin perëndimor 2018" i publikuar sot nga ana e Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare (WIIW).
Sipas të dhënave, rritja e punësimit gjatë vitit të kaluar në vendet e Ballkanit perëndimor është 3,9 për qind ose kjo nënkupton krijimin e 231.000 vendeve të reja të punës në gjashtë vendet e rajonit.
Në raportin bëhet e ditur se dhe krahas përparimit, shkalla e ulët e aktiviteteve - posaçërisht te gratë dhe të rinjtë - së bashku me shkallën e lartë të papunësimit afatgjatë dhe prevalenca e punës joformale, vazhdojnë të vendosin sfida ndaj rritjes së qëndrueshme ekonomike në rajon.
"Rajoni bëri hapa të mëdha në përmirësimin e rezultateve në tregun e punës gjatë vitit të kaluar - që nënkupton se më shumë njerëz gjejnë punë", thotë Linda van Geder, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin perëndimor. Megjithatë, thekson se edhe më tutje hasim në shkallë të lartë të njerëzve të cilët nuk janë të punësuar, të cilët nuk janë të përfshirë në arsimim ose në programet për trajnim dhe nevojitet të gjejmë mënyra për lidhjen e tyre drejtë mundësive të ardhshme.
Në raportin thuhet se papunësia te të rinjtë prej 37,6 për qind është sfidë kyçe për rajonin. Megjithatë, kjo shkallë është zvogëluar nga viti i kaluar dhe gati se çdo shtet në rajon ballafaqohet me shkallë më të ulët të papunësisë te të rinjtë nga viti 2010. Shkallët lëvizin nga 29 për qind në Mal të Zi dhe Serbi, deri në më shumë se 50 për qind në Kosovë. Sipas raportit, për të rinjtë të cilët një kohë të gjatë ishin larg vendeve të punës ose procesit arsimor, paraqet sfidë reintegrimi në tregun e punës. Ata, gjithashtu, ballafaqohen me dallime në paga, duke fituar deri në 20 për qind më pak se ata që më shpejtë gjejnë punë.
Në raport, gjithashtu, vërehet se shkalla e punësimit të grave është në rritje, por, megjithatë, është ende e ulët sipas standardeve evropiane. Shkalla e punësimit te gratë në rajon është 43,2 për qind, duke lëvizur nga shkalla e ulët prej 13,1 për qind në Kosovë deri në shkallë më të lartë prej 52,3 për qind në Serbi. Hendeku gjinor në punësim, gjithashtu, u zvogëlua nga viti 2010 dhe lëviz nga 28,9 për qind pikë në Kosovë deri 9,8 për qind pikë në Mal të Zi.
"Trendet ekonomike në rajon duket se po lëvizin në drejtimin e duhur", thotë Robert Stehrer, drejtor shkencor i Institutit të Vjenës për studime ndërkombëtare ekonomike. "Punësimi i më shumë njerëzve, posaçërisht i të rinjve dhe grave, mbetet një nga sfidat kyçe të rajonit për mbajtjen e konvergjencës ekonomike dhe sociale".
"Nevojitet t'i kushtohet rëndësi e madhe një numri të madh të pengesave për punësim që të zvogëlohet emigrimi i vazhdueshëm nga rajoni, posaçërisht te të rinjtë e arsimuar. Që kjo të mos ndodhë, nevojiten njohuri të mëtejme. Shtetet në rajon duhet t'i sinkronizojnë të dhënat e tyre për emigrimin dhe ta përmirësojnë regjistrimin dhe publikimin e të dhënave statistikore për emigrimin. Me shfrytëzimin e të dhënave të cilësisë së lartë të cilat janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për përbërjen e fuqisë punëtore - në shtet dhe internacionalist - do të fitohet analizë e saktë për dinamikën e tregut të punës në rajon dhe do të mundësojë disenjimin e politikave, të cilat njëkohësisht mund të ballafaqohen me sfidat e emigrimit dhe t'i shfrytëzojnë përfitimet nga emigrimi", thuhet në raport.
Vlerësojnë se lidhja më e mirë e nxënësve të shkollave të mesme me tregun e punës, si dhe intervenimet paraprake për mbajtjen e studentëve, mund t'i përmirësojë mundësitë për punësim. Politikat, siç janë kujdesi për fëmijët, institucione për kujdes të personave të moshuar, kontrata fleksibile të punës dhe më shumë vende të punës me orar të shkurtuar, gjithashtu, do ta promovojnë integrimin e grave në tregun e punës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail