Çelik: BE-ja ka qëndrim të gabuar për luftën turke kundër terrorizmit

Ankara, 19 mars 2018 (MIA) - Bashkimi Evropian që nga vet fillimi ka pozicion të gabuar për luftën e Turqisë kundër terrorizmit në rajonin e qytetit sirian Afrin, vlerësoi sot ministri turk për BE, Omer Çelik.
"Në vend që të na përkrahin, ata vetëm na kritikojnë. Nëse Turqia nuk udhëheq luftë efikase kundër terrorizmit përmes operacionit 'Dega e Ullirit', a ka BE-ja plan për luftë kundër organizatave terroriste që duan të vendosin kontroll ndaj territoreve në afërsi të kufijve tanë. Shohim se jo", ka shkruar Çelik në Tuiter.
Ai theksoi se Ankaraja nga BE-ja merr porosi që të luftojë vetëm kundër grupeve të cilat gjenden në listën e KB-së të organizatave terroriste.
"Kur një organizatë terroriste e cila nuk është në listën e KB-së gjuan proektilë mbi territorin tonë, a duhet të presim me vite që të përfshihet në listën e KB-së, e pastaj të luftojmë kundër saj", tha Çelik.
Ai edhe njëherë e konfirmoi qëndrimin e njohur të Ankarasë se Forcat për mbrojtje të popullit të kurdëve sirianë janë "ashtu si Partia punëtore kurde (PKK)". Ankaraja i konsideron Forcat për mbrojtje të popullit për degë siriane të PKK-së, e cila nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar lufton për autonominë e kurdëve në Turqi. PKK-ja gjendet në listën e organizatave terroriste të Turqisë, SHBA-së dhe BE-së.
"Ndryshimi i emrit nuk e ndryshon karakterin e organizatës terroriste", theksoi Çelik.
Sipas tij, ata të cilët pjesëtarët e Forcave për mbrojtje të popullit i emërojnë si "luftëtarë kurdë", në të vërtetë e amnistojnë terrorizmin dhe i shkaktojnë dëm popullatës kurde.
"Paraqet gabim të madh nëse një organizatë terroriste trajtohet si përfaqësuese e popullatës kurde", konkludon Çelik, duke shtuar se me operacionin "Dega e ullirit", Turqia dëshiron të pengojë krijimin e korridoreve terroriste në Siri dhe t'i shpëtojë njerëzit të cilët janë të shtypur nga organizatat terroriste.
Armata turke së bashku me grupet kryengritëse siriane që e kanë mbështetjen e Ankarasë, më 20 janar filloi operacion ushtarak kundër Forcave për mbrojtje të popullit në rajonin e Afrinit. Ankaraja dje kumtoi se forcat e saja së bashku me luftëtarët aletë sirianë kanë marrë kontroll të plotë ndaj qytetit Afrin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail