Veseli: Demarkacioni me Malin e Zi votohet sot

Prishtinë, 21 mars 2018 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që janë të akredituar në Kosovë dhe shefen e BE-së, Natalija Apostolova, u shpreh i bindur se marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi do të ratifikohet sot, derisa vlerësoi se kështu do t’i vijë fundi dramës trevjeçare.
Ai tha se takimi i sotëm është konfirmim se BE-ja ka agjendë të qartë për Kosovën si dhe përçon mesazhin se BE është me Kosovën. Teksa theksoi se kanë siguruar partnerët evropianë se institucionet e Kosovës do të punojnë fuqishëm në agjendën e integrimit euroatlantik.
Ndërsa, siç njofton "Kosovapress", shefja e Zyrës së BE-së, Natalija Apostolova, tha se sot është ditë e rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, pasi ka gjasë që të zgjidhet çështja e demarkacionit.
Teksa ka përsëritur thirrjen e saj që të votohet demarkacioni, në mënyrë që qytetarët të mos mbahen peng drejt rrugës së integrimit në BE.
Po ashtu, ajo bëri të ditur se në takimin e sotëm kanë biseduar në detaje se cila do të jetë puna e asamblesë për javën dhe muajin tjetër në kohën kur do të publikohet raporti për Kosovën.
Kuvendi u mblodh dje në një seancë të jashtëzakonshme, në tentativën e katërt për të ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi. Ndërsa pas rreth nëntë orë debati parlamentar, ku pothuajse të gjithë deputetët e Kuvendit shprehen mendimet e tyre rreth kësaj teme, ajo u shty për sot, kur pritet të iniciohet procedura e votimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail