Thaçi: Dhuna nuk pranohet, demarkacioni të votohet sot

Prishtinë, 21 mars 2018 (MIA) - Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dënuar hedhjen e gazit lotsjellës gjatë seancës së sotme të Kuvendit ku pritej votimi i Demarkacionit me Malin e Zi.
Ai ka bërë thirrje që të votohet sot demarkacioni, duke thënë se kjo nënkupton edhe lëvizje të lirë të qytetarëve.
"Dhuna në Kuvend është e patolerueshme dhe pamje e tmerrshme për Kosovën në botë. I ftoj deputetët që të vazhdojnë me punën e tyre, pavarësisht taktikave të rrezikshme të kundërshtarëve të liberalizimit të vizave. Demarkacioni duhet të kaloj sot. Kjo është ajo që presin qytetarët e vendit, pa dallim partie apo etnie. Votimi i demarkacionit nënkupton lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës", ka shkruar Thaçi, në një publikim të bërë në rrjetin social Facebook.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail