Thaçi: Kosova i përmbush kriteret për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 23 mars 2018 (MIA) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas një takimi të zhvilluar në Bruksel me komisarin për Zgjerimin, Johanes Han tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim e vizave.
Thaçi e ka cilësuar takimin me Hanin si produktiv, duke thënë se institucionet e Kosovës, pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, i kanë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.
"Tani është radha që Bashkimi Evropian t’i përfundojë procedurat që lëvizja e lirë e qytetarëve të ndodhë sa më shpejt që është e mundur. Kosova do të vazhdojë përkushtimin edhe më të lartë për rend dhe ligj dhe reforma të gjithëmbarshme", ka shkruar Thaçi në rrjetin social Fejsbuk.
Presidenti bën të ditur se komisari Han u zotua se do të përmbushin procedurat e nevojshme në kuadër të institucioneve të BE-së.
"Ishte konstatim i përbashkët se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi ishte jo vetëm përmbushje e kushtit për liberalizim të vizave, por edhe një hap i rëndësishëm strategjik për fuqizimin e paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon", thekson Thaçi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail