Gjukanoviq shpalli fitore në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Podgoricë, 16 prill 2018 (MIA) - Ish presidenti dhe kryeministri i Malit të Zi, lider i Partisë Demokratike të socialistëve, Millo Gjukanoviq sot shpalli fitore në zgjedhjet e djeshme presidenciale.
Presidenti i sapozgjedhur tha se fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale është dëshmi për pamundësinë për ta fituar koalicionin, i cili është në pushtet në Mal të Zi. Ai vlerësoi se rezultati i zgjedhjeve është konfirmim për vendosmërinë e Podgoricës që të vazhdojë në rrugën e cilësisë evropiane të jetesës dhe anëtarësimin në BE.
"Siç kumtuam, në raundin e parë fituam 54 për qind të votave dhe i tejkaluam rezultatet e gjashtë kandidatëve tjerë. Këtë rezultat e kuptoj si përkushtim të fuqishëm të Malit të Zi që të ecë drejt rrugës evropiane", deklaroi Gjukanoviq.
Ai iu falënderua partnerëve të koalicionit dhe deklaroi se pret fitore bindëse dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor në faqet e saj i publikoi të dhënat fillestare dhe jozyrtare pas numërimit të mbi 50 për qind të votave. Sipas tyre, Gjykanoviq ka fituar 55,89 për qind të votave, Mlladen Bijaçeviq, kandidat i Fronit Demokratik, Demokratët, Partia Popullore Socialiste dhe Lëvizja Qytetare URA fitoi 31,74 për qind nga besimi i votuesve, ndërsa Dragana Vuksanoviq nga radhët e Partisë Social-Demokrate (PSD) ka 7,93 për qind të votave.
Sipas të dhënave paraprake të Qendrës për Transicion Demokratik (QTD) pas përpunimit 100 për qind të të dhënave, Gjukanoviq ka 53,8, ndërsa Bojaniq 33,5 për qind të votave.
Të drejtë vote kishin 532.599 qytetarë, ndërsa sipas QTD kanë votuar 64 për qind të shtetasve me të drejtë vote.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail