Në Turqi mbetet në fuqi gjendje e jashtëzakonshme

Ankara, 18 prill 2018 (MIA) - Parlamenti turk sot mori vendim për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme në vend edhe për tre muaj, me propozim të Këshillit për siguri nacionale të Turqisë.
Ky është vazhdimi i gjashtë i gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi, pas përpjekjes për grusht shtetit në korrik të vitit 2016.
Vendimi i sotëm do të thotë se zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare që presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot i paralajmëroi për më 24 qershor, do të organizohen në kushte të regjimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
Forca kryesore opozitare në Turqi, Partia Republikane Popullore (CHP) kërkoi pezullim të gjendjes së jashtëzakonshme, por kjo kërkesë nuk është pranuar.
"Urgjentisht duhet të pezullohet gjendja e jashtëzakonshme, nuk mund të mbahen zgjedhje derisa është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme", deklaroi zëdhënësi i CHP, Bylent Tezxhan.
Zëvendëskryeministri turk Mehmet Shimshek, megjithatë i hodhi poshtë vlerësimet e këtilla, duke theksuar se zgjedhjet e parakohshme në Turqi "do ta heqin pasigurinë dhe do të mundësojnë reforma të shpejta dhe efikase".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail