Një nga shtatë ushtarët turk të ikur në Greqi i liruar nën kufizime të rrepta

Athinë, 19 prill 2018 (MIA) - Gjykata Kushtetuese greke sot solli vendim për lirimin nga paraburgimi të një nga tetë ushtarëve turk, të cilët ikën në Greqi pas tentimit të pasuksesshëm për sulm ushtarak në Turqi në korrik të vitit 2016.
Oficeri do të jetë nën regjim të kufizimeve të rrepta, deri në fillim të majit, kur Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë nëse do t'i miratohet kërkesa për azil.
Sipas mediave greke, ushtari turk do të lëshohet nga paraburgimi në fshatin Olimpik në afërsi të Athinës, ku po qëndron se bashku me kolegët e tij, por nuk do të ketë liri të plotë. Ai do të vendoset në lokacion të fshehtë dhe do të jetë nën mbikëqyrje, ndërsa nuk do t'i jepen as dokumente udhëtimi.
Reparti për suspendime i Gjykatës Kushtetuese greke e pranoi kërkesën e Qeverisë greke me të cilën kërkohej suspendimi i vendimit të Komisionit të pavarur për azil për dhënien e azilit ushtarit turk. Me këtë, sipas mediave greke, vendimi për azil nuk refuzohet plotësisht, por vetëm sipërfaqësisht, me vendosjen e kufizimeve.
Supozohet se vendimi i njëjtë në brendi indirekt do të pranohet edhe për shtatë ushtarët e tjerë.
Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, ushtarit turk më 30 dhjetor i ishte miratuar azil, por disa orë më vonë Qeveria greke kumtoi se kanë parashtruar kërkesë për shpërbërjen e vendimit të komisionit përkatës.
Gjykata Supreme në Athinë, më 26 janar të vitit të kaluar, vendosi që tetë ushtarët turk të mos ekstradohen në Turqi, pas çka ata kanë dorëzuar kërkesë për azil.
Pas tentimit të pasuksesshëm për puç në Turqi në korrik të vitit 2016, tetë ushtarët turk me helikopter arritën në qytetin grek Aleksandropolis.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail