Belgjika u bëri thirrje shqiptarëve të mos kërkojnë azil në atë vend

Bruksel, 20 prill 2018 (MIA) - Sekretari shtetëror belg për Azil dhe Migrim Teo Franken u bëri thirrje shqiptarëve të cilët udhëtojnë për në vendin e tij të ndalojnë me parashtrimin e kërkesave për azil, sepse ato do të hidhen poshtë. Thirrjen e dërgoi gjatë vizitës së djeshme në Tiranë, njoftuan sot mediat lokale.
"Jeni të mirëseardhur për të studiuar, për të punuar, t'i vizitoni familjet e juaja, Brukselin dhe Brizhin, por mos kërkoni azil. Belgjika nuk është minierë e arit, nga çezmat nuk rrjedh mjaltë e qumësht,", ka potencuar Franken. Ai paralajmëroi se të gjithë të cilët në mënyrë joligjore do të hynë në Belgjikë menjëherë do të dëbohen.
Sekretari shtetëror përkujtoi se Shqipëria është "vend i sigurt" qytetarët e të cilit nuk përgjigjen në kriteret për marrjen e mbrojtjes ndërkombëtare.
Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, vetëm pesë për qind e aplikimeve të shqiptarëve për azil në BE janë miratuar vitin e kaluar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail