Rumunia e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

Bukuresht, 20 prill 2018 (MIA) - Qeveria rumune solli vendim për zhvendosjen e ambasadës së saj në Jerusalem, duke e ndjekur shembullin e SHBA-së, njoftoi lideri i koalicionit qeveritar në Rumani Liviu Dragnea.
"Vendimi është sjellë, fillojnë përgatitjet", deklaroi Dragnea për radio stacionin Antena 3.
Ai deklaroi se Qeveria në seancën e cila u mbajt pardje ka miratuar "memorandum për fillimin e procedurës për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem".
Zëdhënësi i Qeverisë refuzoi që të komenton pohimet.

Rumunia do të jetë vendi i parë anëtar i BE-së e cila e ndjek shembullin e SHBA-së, që domethënë njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.
Mediat e Izraelit pohojnë se edhe Çekia po përgatitet për një hap të tillë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dje deklaroi se të paktën gjashtë shtete zhvillojnë "negociata serioze" me Izraelin për zhvendosjen e ambasadave të tyre.
Përveç SHBA-së edhe Guatamala formalisht paralajmëroi zhvendosje të zyrës diplomatike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail