Për Samitin në Sofje shumë çështje të hapura për organizatorin

Bruksel, 20 prill 2018 (MIA) - Bullgaria përgatit koreografi të komplikuar për Samitin vijues BE-Ballkani Perëndimor më 17 maj në Sofje që t'i kënaqë anëtaret e BE-së që nuk e njohin Kosovën.
Sipas portalit bulgarianpresidency.eu për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës pavarësinë e të cilës nuk e njohin pesë anëtare të Unionit (Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia, Rumania) në Samit të gjithë nuk do të ftohet të përfaqësohen në nivelin më të lartë (kryeministër - president).
Shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva deklaroi se nuk është e sigurt se cilat shtete do të përfaqësohen në nivelin më të ulët përveç Spanjës presidenti i të cilës Marjano Rahoj tha se më 23 mars do të marrë pjesë vetëm në darkën e 16 majit.
Sipas Zaharievës, Samiti do të zhvillohet në dy formate, publikoi Euroaktiv.
Para Samitit më 16 maj në darkë do të jenë vetëm 28 vende anëtare të BE-së dhe liderë të institucioneve të BE-së dhe tema nuk do të jetë Ballkani Perëndimor, por agjenda digjitale e Unionit.
Ditën e ardhshme do të mbahet takim 28+6 (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, BeH, Kosova).
Nikoqir i takimit është kryeministri bullgar Bojko Borisov, por me bisedimet do të kryesojë shefi i KE-së Donald Tusk së bashku me kryetarin e KE-së, Zhan Klod Junker.
Kur bëhet fjalë për deklaratën përfundimtare Zaharieva theksoi se disa shtete nuk dëshirojnë të jenë nënshkruese të tekstit së bashku me presidentin kosovar Hashim Thaçi.
Ajo thotë se më shumë do të dëshironte që deklaratën përfundimtare ta miratojnë vetëm 28 shtete nga BE-ja.
Megjithatë, një pjesë e mediave theksojnë se shteteve nga Ballkani Perëndimor nuk u pëlqen projekt-dokument përfundimtar që fokusohet vetëm në lidhjen dhe infrastrukturën dhe do të dëshironim që deklarata të jetë e përbashkët - të 28 shteteve të BE-së dhe gjashtë nga Ballkani Perëndimor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail