Haradinaj i dorëzon Thaçit platformën për dialogun me Serbinë

Prishtinë, 20 prill 2018 (MIA) - Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i dorëzoi sot presidentit kosovar Hashim Thaçi platformën shtetërore për finalizimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Finalizimi i dialogut është një mundësi e mirë për Kosovën që të afrohet me Bashkimin Europian dhe të forcojë edhe më shumë subjektivitetin ndërkombëtar", shkruan Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook.

Sipas presidentit,siç transmeton Kosovapress, kjo fazë e dialogut duhet të përmbyllet me një marrëveshje ligjore ndërkombëtarisht të detyrueshme, e cila i mundëson Kosovës anëtarësimin në OKB, por edhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe duke ecur përpara pa u penguar si shtete fqinje drejt integrimeve euroatlantike.

"Ekipi ynë në këtë fazë përfundimtare të dialogut do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të ketë bashkëpunim e koordinim të plotë të të gjitha institucioneve të vendit. Ne jemi të përkushtuar që të kontribuojmë në stabilitetin rajonal dhe në krijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet fqinje", përfundon Thaçi.

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka aprovuar një platformë për dialogun me Serbinë, e cila pastaj pritet t’i dërgohet edhe Kuvendit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail