Shqipëria këtë sezon turistik më e pastër

Tiranë, 21 prill 2018 (MIA) - Gjatë gjithë sezonit turistik Shqipëria do të jetë shumë më e pastër, deklaroi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë punës për pastrimin e plazhit në Vilë Bashtovë të Rrogozhinës në kuadër të "Javës së Tokës".

Klosi tha se puna e bërë gjatë këtyre ditëve do të vijojë edhe pas datës 22 prill për të mbajtur pastër çdo plazh gjatë sezonit turistik.
Lidhur me problematikat e tjera mjedisore ai tha se do të punohet intensivisht në çdo plazh, falë edhe një plani të detajuar me prefektët dhe kryetarët e bashkive.
"Falë edhe aksionit “Pastrojmë Tokën që duam”, ne arritëm që të dëshmojmë që Shqipëria mund të jetë shumë e pastër dhe sezoni turistik në vitin 2018 do të jetë sezoni më i pastër turistik. Padyshim ka shumë punë të tjera në këtë plazh që kanë të bëjnë me menaxhimin dhe sigurinë e plazhit, ka të bëjnë me derdhjen e ujërave të zeza, kanë të bëjnë me problematikat mjedisore të vetë plazhit dhe gjithë bregdetit por për të gjitha këto së bashku me prefektët dhe kryetarin e bashkisë kemi një plan të detajuar që gjatë gjithë sezonit të verës do të kemi një punë intensive në çdo plazh të vendit", tha Klosi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail