Serbi: Vendimi i Kroacisë paraqet shkelje e të drejtave të njeriut

Beograd, 22 prill 2018 (MIA) - Ndalesa për hyrje në Kroaci për ministrin serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin paraqet shkelje e të drejtave themelore të njeriut mbi të cilat mbështetet Evropa dhe nuk do të kontribuojë për marrëdhëniet e mira midis Serbisë dhe Kroacisë, deklaroi nënkryetarja e Qeverisë serbe, Zorana Mihajlloviq.
"Liria e lëvizjes dhe liria e shprehjes janë të drejtat themelore të njeriut mbi të cilat mbështetet BE-ja. Megjithatë, këto rregulla evropiane në Kroaci nuk vlejnë. Ndërsa, në qoftë se ky vendim merret në kohë kur serbët, hebraikët, romët dhe kroatët kujtojnë vuajtjet nga logori ustash Jasenovac, atëherë kjo ndalesë ka një konotacion dhe mesazh krejtësisht ndryshe", theksoi Mihajlloviq në kumtesën e saj.
Ajo shton se Kroacia ka të drejtë që të mos i pëlqejë ajo që e flet një anëtar i Qeverisë serbe, siç edhe askujt në Serbi nuk i pëlqen që ditëve të fundit për të e thonë autoritetet kroate, për shkak të "incidentit të mundshëm" të shkaktuar nga lideri i radikalëve Vosillav Sheshel.
"Serbia nuk është dhe nuk do të jetë ajo që e paraqet Voisllav Sheshel dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që ta ruajmë stabilitetin në rajon. Nga ana tjetër, Kroacia tregon se ka shumë më shumë të ngjashëm si Shesheli. Për shkak se vendimi për ndalesë për hyrje të një ministrit të Qeverisë serbe, mund ta marrë vetëm ai i cili ende është i robëruar në politikën e të kaluarës, të nacionalizmit dhe krimet mbi popujt e tjerë", theksoi zëvendëskryeministrja serbe.
Me reagim të ngjashëm për ndalesën për hyrje në Kroaci, menjëherë u prononcua edhe vetë ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, i cili vendimin e Qeverisë kroate e vlerësoi si provokim dhe tentim që të heshtet dikush i cili e flet të vërtetën për kampin e përqendrimit nga lufta e dytë Botërore - Jasenovac.
"E vërteta më e tmerrshme për Jasenovacin nuk është vetëm ajo që në të vërtetë ka ndodhur atje, por ajo që Kroacia e sotme nuk dëshiron as të pendohet për atë që e ka bërë", deklaroi Vulin për RTS dhe paralajmëroi se për këtë vendim të kreut kroat së shpejti do të prononcohet edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, "ashtu siç i ka hije një shteti të sigurt dhe stabil".
Vulin konsideron se "ky është tentim i Kroacisë që të heshtet dikush i cili e flet të vërtetën për Jasenovacin".
"Është vështirë të shkohet në Jasenovac në varrin e fëmijëve të vrarë, ndërsa pastaj në Bllajburg në varrin e kasapëve të atyre fëmijëve. Neve na dhemb ky kujtim, por dikush duhet që këtë tanimë njëherë ta thotë. Pendohemi dhe nuk do të shkojmë në Bllajburg që të vendosim kurora në varrezat e ustashëve", theksoi Vulin.
Ministria kroate e Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane mbrëmë njoftoi se ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin nuk është i mirëseardhur në vend, për shkak të deklaratës së tij se për ardhjen në Kroaci mund të vendosë vetëm Komandanti suprem i forcave të armatosura serbe, presidenti Aleksandar Vuçiq, e jo ministrat kroatë, që është vlerësuar si "tentim joadekuat dhe i papranueshëm që të mohohet sovraniteti i Republikës së Kroacisë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail