Opozita shqiptare kërkon largimin e menjëhershëm të ministrit të Punëve të Brendshme

Tiranë, 15 maj 2018 (MIA) - Opozita e Shqipërisë është e bashkuar në kërkesën për largimin e menjëhershëm të ministrit të Punëve të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Kërkesa e opozitës u publikua nga kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit të deputetëve me aleatët në parlamentarë, njoftojnë mediat shqiptare.
"Në emër të Partisë Demokratike dhe të opozitës kërkojmë largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme”, tha Basha në një deklaratë për media.
Ai shtoi se Fatmir Xhafaj duhet t’i nënshtrohet së pari hetimit të ligjit anti-mafia për pasuritë, si familjar i personave me aktivitet mafioz.
"Duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave Agron Xhafaj i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit", tha Basha.
Por, ai ka shtuar se këtë nuk mund ta bëjë as dikasteri që vetë Xhafaj e drejton dhe as policia nën varësi të tij, sikundër nuk vepron edhe Prokuroria, e cila padron e ka dyshen Rama-Xhafaj dhe zbatuese Arta Markun me Donika Prelën.
"Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritojnë të kalojmë nga afera Tahirit, te afera Xhafaj. Ne nuk mund të kalojmë nga droga e Tahirit, tek droga e Xhafajt, e kështu me radhë", ka theksuar Basha.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail