Izraeli e dëboi konsullin turk në Jerusalem

Jerusalem, 15 maj 2018 (MIA) - Izraeli e dëboi konsullin e përgjithshëm turk në Jerusalem, kumtoi sot zëdhënësi i Ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme, Emanuel Nahshon.
Ai informon se konsulli turk ishte ftuar në Ministri dhe ishte kërkuar nga ai "të kthehet në Turqi për një periudhë të caktuar për konsultime".
Vendimi i Izraelit pasoi pasi sot paraprakisht Turqia kumtoi se ka kërkuar nga ambasadori izraelit në Ankara, Ejtan Naeh "të kthehet në Izrael për një periudhë të caktuar".
Naeh ishte ftuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, ku i ishte dorëzuar kërkesa dhe i ishte dhënë protestë për shkak të masave të cilat i ndërmorën forcat izraelite të sigurisë gjatë protestave në Rripin e Gazës, gjatë së cilave janë vrarë rreth 60 palestinezë.
Zëvendës kryeministri turk dhe zëdhënësi qeveritar Bekir Bozdag pas seancës së mbrëmshme të Qeverisë informon se ambasadorët e Turqisë në Izrael dhe SHBA ishin ftuar që të vijnë në konsultime në Ankara. Ambasadori i Turqisë në Izrael, Kemal Jokem sot pasdite udhëtoi për në Ankara.
Ministri izraelit i kundërzbulimit, Izrael Kac kërkesën e Turqisë që ambasadori Naeh përkohësisht ta lëshojë shtetin e vlerësoi si "hipokrite".
"Nxitësi më i madh - presidenti i Turqisë (Rexhep Taip Erdogan), i cili është mbështetës i Vëllazërisë myslimane, si dhe i Hamasit dhe Iranit, i cili është mbështetësi më i madh i terrorit, e dëbon ambasadorin tonë nga shteti i tij. Hipokrizia nuk ka kufij", deklaroi Kac.
Ai shtoi se Izraeli do të vazhdojë t'i mbrojë kufijtë e veta nga "terroristët" nga lëvizjet Hamas dhe Xhihadi islamik, të cilët "i rrezikojnë qytetarët izraelitë".
Erdogan paraprakisht i dënoi masat e forcave izraelite të sigurisë dhe Izraelin e quajti "shtet terrorist".
Në reagimin e tillë të Erdoganit, u përgjigj kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili e porositi se nuk duhet t'i japë leksione Izraelit.
"Erdogan është në mesin e mbështetësve më të mëdhenj të Hamasit dhe nuk dyshoj se e di mirë çka është terrorizmi dhe mizoria. E këshilloj të mos mbajë leksione për moral", shkroi Netanjahu në Tuiter.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail