Haradinaj: Kosova është përjetë mirënjohëse e Uesli Klarkut dhe SHBA-së

Prishtinë, 15 maj 2018 (MIA) - "Kosova dhe populli i saj do t’i jetë përjetë mirënjohës dhe asnjëherë nuk do ta harrojë ndihmën e gjeneralit amerikan, Uesli Klark dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emri i tij do të jetë përherë në kujtesën e shqiptarëve kudo që jetojnë ata", u shpreh kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me ish-Komandantit Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjeneralin Uesli Klark, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, bën të ditur një njoftim nga Qeveria.
Haradinaj vlerësoi lartë kontributin e gjeneralit Klark gjatë viteve 1999, nën komandën e të cilit filluan intervenimet e NATO-s mbi caqet serbe, për të shpëtuar një popull të tërë shqiptarë të pambrojtur, ndaj të cilit ushtrohej gjenocid.
"Falë ndihmës së SHBA-së, NATO-s, presidentit Bill Klinton, sekretares Medlin Ollbrajt, gjeneralit Useli Klark, ish-kryeministrit britanik Toni Bler dhe gjithë botës demokratike që kontribuuan për lirinë e Kosovës, Kosova sot është e lirë dhe e pavarur. Përjetë mirënjohjes gjithë atyre që shpëtuan nga shfarosja popullin tonë", tha Haradinaj.
Kryeministri gjatë takimit shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur fondacionet amerikane që i dedikohen programeve arsimore.
Ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Klark, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke theksuar se Kosova dhe populli i saj janë përherë në zemrën dhe mendjen e tij.
Klark, i cilki ishte i ftuar në Institutin për teknologji nga Riçmondi deklaroi se nëse do të ishte në Kosovë dhe do të llogariste në mbrojtjen e KFOR-it dhe të NATO-së do ta shihte më të arsyeshme që burimet e Qeverisë të shkojnë për zhvillim paqësor dhe ekonomik sesa të shkojnë për forcat ushtarake.
Ai tha se dëshiron që Kosova të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por që ai tha se do të ishte mirë që studentët të qëndrojnë dhe të punojnë këtu.
Ish-komandanti i NATO-s për Evropë në kohën e bombardimeve kundër forcave kriminale serbe, tha se beson që shteti duhet të ketë aq ushtri sa duhet për të pasur siguri.
Gjenerali Klark ka deklaruar se do të vijë koha kur KFOR-i të largohet, por që sipas tij tash nuk është koha.
Ai ka folur edhe për bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, ku ai u shpreh se dialogu duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.
Ndërsa, ka thënë se një nga sfidat me të cilat përballet Qeveria dhe udhëheqësit e Kosovës është krijimi i mjedisit të biznesit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail