Vuçiq: Nuk kemi më njerëz për luftëra, as shqiptarët as serbët

Beograd, 16 maj 2018 (MIA) - Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se shqiptarët dhe serbët nuk kanë më njerëz për luftëra dhe se kompromisi është zgjidhja.
"Ajo që është thirrja ime është se edhe njëra palë edhe tjetra mirë e dinë se nuk kemi shumë jetë dhe se humbëm shumë njerëz, edhe shqiptarët edhe serbët. Jo vetëm në përleshje të ndërsjella por edhe një numër i madh të cilët përgjithmonë shkuan nga këto hapësira", deklaroi Vuçiq për TV Klanin shqiptar dhe televizionin Ej-Bi-Si amerikan.
Sipas tij, parashtrohet pyetja nëse mundet Beogradi dhe Prishtina të gjejnë diçka racionale dhe reale, dhe çka mund të vlejnë humbjet për njërën palë dhe tjetrën, njoftoi Tanjug.
"Kur ka humbje për njërën palë dhe për tjetrën atëherë ajo është madje kënaqësi minimale edhe për njërën palë edhe për tjetrën...ajo do të na tërhiqte në të ardhmen që do të thotë se mund të flasim edhe për një marrëdhënie më të ndryshme mes shqiptarëve dhe serbëve sepse në 100 vitet e ardhshme ata do të jenë dy popujt më të mëdhenj të Ballkanit Perëndimor", deklaroi Vuçiq.
Ai thotë se është i gatshëm t'i dëgjojë të gjitha propozimet shqiptare dhe propozimet e bashkësisë së ndërsjellë, por sipas tij, ato propozime nuk guxojnë dhe nuk mundet të jenë poshtëruese për Serbinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail