Haradinaj: Kosova nuk ka se çfarë t'u japë më shumë serbëve

Prishtinë, 16 maj 2018 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vlerëson se Kosova i ka dhënë komunitetit serb mjaft të drejta kushtetuese dhe nuk ka se çfarë t'u japë më shumë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Haradinaj deklaratën e dha për televizionin T7, i pyetur ta komentojë kërkesën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për lëshime nga Kosova, me qëllim që të vihet drejt "zgjidhjes për statusin e saj final".
"Serbët e Kosovës gëzojnë privilegje të cilat janë të krijuara vetëm për ta", tha Haradinaj, duke vlerësuar se "nuk po vlerësohet drejtë ajo që Kosova e ka dhënë për komunitetin serb".
Kryeministri i Kosovës foli edhe për veprimet e ndërmarra për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.
Ai tha se e ka kthyer në përpunim propozim-ligjin, pasi që ka paraparë ndryshime kushtetuese, për të cilat nevojitet shumicë prej dy të tretash, të cilën ai nuk mund ta sigurojë. Haradinaj shprehu bindjen se do t'ia dalë ta zbatojë transformimin vetëm me ndryshime ligjore, për çka kundërshtojnë deputetët serbë, por edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Prishtinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail