Rama nuk e shikon si fajtor ministrin Xhafaj

Tiranë, 16 maj 2018 (MIA) - Ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet, ligjërisht jo e jo, por as moralisht, deklaroi sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke reaguar ndaj audio-përgjimit të publikuar nga opozita për lidhjet me krimin të Agron Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Po ashtu, njofton ATSH, kryeministri Rama shpjegoi qëndrimin e shumicës lidhur me këtë çështje, ku sipas tij, maskarada e krijuar nga opozita meriton një përgjigje të qartë në rrafshin politik, por edhe të hetimit dhe të ndëshkimit".
"Ne nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve dhe nuk jemi njerëz që i kërcasim dhëmbët organeve të drejtësisë kur cilido prej nesh vihet nën akuzë", tha Rama.
Por sipas tij, akuzat sot nuk vijnë nga organet e drejtësisë. "Por ato as mund të neglizhohen dhe as mund të lihen vetëm me sqarimet e radhës, sepse tanimë në majën e thikës së tyre qëndron një material konkret, për të cilin dikush duhet të përgjigjet, jo me fjalë, por me burg", tha Rama.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail