Cipras: Ende nuk jemi në pozicion të flasim për marrëveshje

Sofje, 17 maj 2018 (MIA) - Besoj se kemi kaluar një pjesë të madhe të rrugës, por ka ende rrugë të kalohet, tha kryeministri grek Aleksis Cipras në konferencë për shtyp në Sofje dhe shtoi se ende nuk janë në pozicion të flasim për marrëveshje.
"I shqyrtojmë hap pas hapi të gjitha detajet. Nuk jemi, ende nuk jemi në pozitë të flasim për marrëveshje. Do të ekzistojnë edhe hapa të ardhshëm, me qëllim nëse është e mundur të takohemi në fillim të muajit të ardhshëm", tha Cipras.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse takimi i ardhshëm ka gjasa të mbahet në Prespë, siç spekulohet një kohë të gjatë në Greqi, Cipras tha se kjo do të ishte simbolikë pozitive, por "së pari duhet të arrihet deri në pikën ku do të ketë garancë se një takim i tillë do të ketë mundësi të madhe për sukses".
"Ajo që do ta caktojë mundësinë që të ekzistojë ky takim janë konsultimet që do të implementohen në ditët në vijim, kryesisht te fqinjët tanë, por edhe me bashkëpunimin ndërmjet dy ministrave të Punëve të Jashtme, që të tejkalohet distanca në çështjet të cilat na ndajnë", tha kryeministri grek.
Synim i të dy palëve, siç theksoi, është që të mund të ekzistojë rezultat deri në Samitin e BE-së në fund të qershorit dhe pak para Samitit të ministrave të Punëve të Jashtme, ku do të sillen vendimet përfundimtare për fillim të procesit integrues për vendet kandidate.
Siç lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina, kryeministri grek tha se, pas përfundimit të Samitit të djeshëm të socialistëve evropianë, mbrëmë vonë, gati në orët e hershme të mëngjesit kishte biseduar me kolegun e tij nga Maqedonia në klimë miqësore dhe relaksuese.
"Duhej të qëndrojmë të zgjuar mbrëmë dhe sot të bisedojmë në mënyrë shumë thelbësore dhe konstruktive. Besoj se kemi kaluar një pjesë të madhe të rrugës, por ka ende rrugë për të kaluar", tha Cipras, duke sqaruar se përparimi thelbësor ishte arritur fundjavën e kaluar në Sunio, në takimin e dy ministrave me ndërmjetësuesin Nimic.
Kryeministri grek sqaroi se ende ekzistojnë çështje të hapura dhe se nuk është përfundimtare, dhe madje edhe në pjesën rreth emrit, për të cilën tha se nuk është çështje e thjeshtë, ndërsa emri "duhet të dërgojë porosi deri te Maqedonia greke dhe historia e saj dallohet nga vendi që shumë më vonë u krijua".
"Në këto negociata ose dakordohesh për gjithçka ose nuk dakordohesh për asgjë", sqaroi Cipras dhe për këtë u shmang t'i ndajë ose t'i karakterizojë çështjet e hapura apo të mbyllura.
I pyetur për deklaratën e kryeministrit të Maqedonisë në konferencën e sotme për shtyp se ekziston opsion i pranueshëm për të dyja palët, Cipras tha se nuk e ka dëgjuar Ziranin çfarë saktë ka deklaruar, por shtoi se ekzistojnë "mendime të ndryshme në tryezë, mendime alternative për çështjet kritike dhe të hapura", për të cilat kërkohet zgjidhje, por pa i ndërruar linjat e kuqe.
Kryetari i Qeverisë greke theksoi se nevojitet të arrihet marrëveshje që nuk do të humbet për disa muaj, por do të qëndrojë në kalimin e kohës, do të pranohet nga popujt e të dyja vendeve dhe "do të jetë hap pozitiv përpara me respektim reciprok të trashëgimisë kulturore, të traditës, të historisë dhe të ndjenjës të të dy popujve". Pikërisht për këtë, shtoi Cipras, negociatat janë të rënda dhe e përsëriti atë që dje e shkroi në profilin e tij në Tuiter, se metrat e fundit të rrugës gjithmonë janë më të vështira.
Cipras zbuloi se në takimin me Zoran Zaevin është biseduar edhe pëe qëndrimin e partive opozitare në të dyja vendet, sepse është i rëndësishëm pozicioni edhe në brendësi, veçanërisht, në Greqi sepse pozicioni kombëtar grek, siç tha, "kërkon edhe reforma në Kushtetutë të fqinjit për çfarë nevojitet shumicë më e gjerë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail