Borisov: BE-ja nuk duhet të ketë frikë nga anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor

Sofje, 17 maj 2018 (MIA) - Bashkimi Evropian nuk duhet të ketë frikë nga pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, bruto prodhimi vendor i të cilave së bashku është sa ai i Sllovakisë, ndërsa popullata e tyre është më e vogël nga ajo e Rumanisë, deklaroi sot kryeministri bullgar Bojko Borisov pas përfundimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Sofje.
"Ballkani Perëndimor ka 17,7 milionë banorë dhe BPV prej 96 miliardë eurove. A është ky shkak për frikë më të madh dhe rrezik për BE-në"?, pyeti Borisov.
Ai theksoi se në Samitin në Sofje është zhvilluar diskutim frytdhënës dhe i sinqertë mes atyre që janë pro dhe kundër qasjeve të ndryshme drejt zgjerimit për anëtarësim të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE.
Borisov pyeti a nuk është më mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor të negociojnë me BE-në dhe të synojnë ndaj plotësimit të kritereve evropiane, sesa t'u lejohet "lojtarëve tjerë gjeopolitikë që ta përforcojnë ndikimin e tyre edhe ashtu të madh në rajon".
Duke folur për unitetin, ai si të rëndësishëm e theksoi atë që sot në Sofje kryeministrat e Maqedonisë dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras "kishin lajme të mira për marrëveshje të mundshme rreth emrit", si dhe se presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq ia shtrinë dorën njëri tjetrit, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministrja britanike Thereza Mej dhe presidenti francez Emanue Makron së bashku kanë shëtitur në kryeqytetit bullgar.
Borisov në konferencën për shtyp theksoi edhe se për çështjen e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor do të bisedohet edhe në samitin e ardhshëm të Unionit, që do të mbahet muajin e ardhshëm.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail