Aksident i ri në vendin ku humbën jetën dy policët kosovarë

Prishtinë, 22 maj 2018 (MIA) - Një veturë me dy udhëtarë mbrëmë rreth orës 22 ka rënë në lumin Lepenc, në vendin e quajtur Kulla me Çezmë në afërsi të Kaçanikut, në vendin e njëjtë ku para disa javëve humbën jetën dy policët kosovarë, Malsor Gashi dhe Armend Trena, por këtë herë pa pasoja tragjike, raporton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.
Shoferi Gazmend Brava (35) dhe pasagjeri Xhemil Loku (29), të dy nga Hani i Elezit, arritën të dalin nga vetura "Golf 2". Ata shkonin nga Hani i Elezit për në Kaçanik, në rrugën alternative përgjatë Lepencit, kur, sipas të gjitha gjasave për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, kishin rrëshqitur në lumin e stërmbushur, në vendin e njëjtë ku ra vetura e policisë me Gashin dhe Trenën në mbrëmjen e 28 prillit.
Në vendin e ngjarjes menjëherë dolën disa banorë lokalë të cilët ndihmuan në tërheqjen e veturës nga ujërat e Lepencit.
"Reshjet e mëdha dhe lumi i stërmbushur vërshuan edhe një pjesë të mekanizmit të 'Behtel Enkës', e cila po i kryen punët në autostradën 'Arbër Xhaferi', deklaroi për portalin 'Indeksonline' një nga shpëtimtarët.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail