Thaçi përkujton viktimat e masakrës së Dubravës

Prishtinë, 22 maj 2018 (MIA) - Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në përvjetorin e 19-të të masakrës së Dubravës, ka përkujtuar të burgosurit që u persekutuan dhe vranë nga forcat policore serbe.
Thaçi, siç informon Kosovapress, këtë masakër e ka klasifikuar si një nga tragjeditë më të mëdha, duke kujtuar se autorët ende nuk kanë janë përgjigjur para drejtësisë.
"Në përvjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës i kujtojmë të gjithë të burgosurit shqiptarë që përjetuan jo vetëm persekutime sistematike, por edhe vrasje mizore nga forcat policore serbe. Duke pasur informacione se ky burg do të sulmohej prej forcave veri-atlantike, autoritetet serbe ato ditë kishin ekstraduar shumë të burgosur shqiptarë në këtë burg, për t’i vrarë dhe për t’ua vënë fajin forcave të NATO-s. Masakra e Dubravës është një prej tragjedive më të mëdha, autorët e së cilës ende nuk dolën para drejtësisë", shkruan Thaçi.
Kujtojmë se 19 vite më parë në Burgun e Dubravës është kryer njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve, nga regjimi i Sllobodan Milloseviq. Brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail