Kompania ajrore që deportoi gjulenistët nga Prishtina në Turqi mund të dënohet me një milion euro

Prishtinë, 22 maj 2018 (MIA) - Kompania me të cilën kanë udhëtuar gjashtë shtetasit turq të deportuar nga Kosova në Turqi nën akuzën se janë pjesëtarë të lëvizjes së predikuesit islamik Fetullah Gjulen, ka gënjyer për qëllimin e fluturimit, ngase leja është kërkuar për fluturim komercial, për të cilën mund të marrë një gjobë të lartë, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Kështu deklaroi sot para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Driton Gjonbalaj, drejtor në Autoritetin e Aviacionit Civil (AAC), kur po raportonte raportin për vitin 2017.
Gjonbalaj i cili u pyet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, për këtë çështje u përgjigj se MI është duke u marrë me rastin dhe se mund të vendoset gjoba deri një milion euro për atë operator dhe të merren masa të tjera.
"Autoritetet kompetente me përpikëri janë duke vazhduar punën e vet deri në përfundimin e këtij rasti", ka thënë Gjonbalaj.
Më 29 mars, gjashtë shtetas të Turqisë, të cilët ishin mësimdhënës dhe pjesëtarë të lëvizjes së Fetullah Gylenit, u larguan nga Kosova pa paralajmërim. Kjo ngjarje shkaktoi reagime të mëdha në opinionin vendor dhe atë ndërkombëtar, por edhe nga ana e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, pa dijeninë e të cilit ishin arrestuar dhe deportuar shtetasit turq.
Për këtë Haradinaj i shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe shefin e kundërzbulimit Driton Gashi. U fol se urdhrin e ka dhënë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me qëllim që ta qetësojë kolegun e tij turk Rexhep Taip Erdogan, i cili për shkak të shkarkimit të funksionarëve të përmendur e kërcënoi Haradinaj se " populli i Kosovës do ta rrëzojë nga pushteti".

Turqit u ekstraduan mbi bazën e urdhër arrestit nga Turqia, për shkak të dyshimit të autoriteteve turke se janë pjesëtarë të lëvizjes të Gjulenit, të cilin Erdogani e konsideron si armikun më të madh dhe e akuzon për organizimin e puçit të dështuar kundër tij në korrik të vitit 2016.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail