Dojçe Vele: BE- ja nuk mund të lejojë pranim të Ballkanit Perëndimor

Berlin, 22 maj 2018 (MIA) - Bashkimi Evropian nuk ka fuqi për një valë të re të zgjerimit dhe nuk mund të lejojë pranim të vendeve nga Ballkani Perëndimor, sepse ata do të sjellin rreziqe të mëdha, si nacionalizëm, shtete me të meta ligjore dhe shoqëri që do të shpenzojnë paratë e të tjerëve, vlerëson Dojçe Vele.
Në koment është theksuar se Komisioni Evropian hesht sepse vetëm dëshiron të kundërshtojë ndaj ndikimit në rritje të Rusisë dhe Kinës, të cilët sjellin para dhe investime dhe për dallim nga BE-ja, nuk parashtrojë pyetje për gjendjen e sundimit të së drejtës.
Sipas Dojçe Vele, kundër anëtarësimit të plotëfuqishëm të vendeve nga Ballkani Perëndimor në të ardhmen e afërt jo vetëm që ata janë larg përmbushjes së "detyrave shtëpiake", por edhe fakti që për momentin BE-ja është shumë e preokupuar me veten dhe nuk ka fuqi për zgjerim. "Madje edhe vetë përmendja e termit zgjerim paraqet panik në shumë kryeqytete evropiane", qëndron në koment.


"Kur një vend do të hyjë në klub, nuk ka asnjë mekanizëm kundër saj. Ajo i shfrytëzon të gjitha përparësitë e BE-së dhe ka të drejtë vote - edhe nëse nuk sille si duhet. Në shembullin me Poloninë dhe Hungarinë, mund të shihet se sa rëndë e ka Brukseli që të shtyjë vendet anëtare për një sjellje shembullore", thuhet në tekst.
Sipas autorit të komentit, nacionalizimi është problemi kryesor i Ballkanit dhe ai ndoshta nuk do të zhduket me pranimin e vendeve nga rajoni në BE, por vetëm do të bëhet pjesë e Unionit.
"Nuk duhet ta harrojmë edhe hendekun e madh ekonomik. Të gjitha gjashtë vendet janë larg nën mesataren e BE-së, me ç'rast do të bëhen përdorues neto të mjeteve. Sa shumë ka përdorues potencialë neto, aq më tepër zgjerimi i BE-së është më pak tërheqës për donatorët të mjeteve", vlerëson Dojçe Vele.

Shtesë, sipas autorit të tekstit, anëtarësimi i plotë dhe liria e lëvizjes ndoshta do të çon drejt një vale të re të shpërnguljes nga Ballkani ndaj vendeve më të pasura nga BE-ja dhe sistemet e tyre të zhvilluara shoqërore.
Në koment theksohet se BE-ja nuk mund të lejojë pranim të Ballkanit Perëndimor, por nuk mund as ta lë atë në ndikimin e Rusisë dhe Kinës, për shkak se, vendet të rajonit në vend të anëtarësimit, mund t'i ofrojë partneritet, ngjashëm si ajo me Norvegjinë, Zvicrën, Islandën dhe Lihtenshtajnin, që domethënë bashkëpunim ekonomik dhe mbështetje më e madhe, por jo edhe të drejtë vote në kuadër të Unionit.
"Ndoshta mendim të ngjashëm kanë shumë shefa të shteteve apo autoritete të BE-së, por nuk e tregojnë atë. Në vend të asaj, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor dëgjoheshin fraza të vjetra për atë se këto vende do të gjenden në klubin për disa vite, por se tani është shumë herët për atë", theksohet në tekstin, me përfundim se do të ishte e ndershme 'dyja anët të bisedojnë për perspektivë reale me afat kohor konkret'.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail