Azem Vllasi: Kur flitet për Titon, tregimi nuk është bardh e zi

Prishtinë, 23 maj 2018 (MIA) - Ish-funksionari i lartë në kohën e Jugosllavisë komuniste, Azem Vllasi, mbrëmë në një emision televiziv të T7 të Prishtinës, dedikuar liderit komunist jugosllav Josip Broz Tito, deklaroi se Tito natyrisht se ishte diktator komunist, por periudha e tij nuk ishte bardh e zi, por kishte nuanca, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Në emisionin "Presing" në T7, ku Vllasi ishte mysafir së bashku me shkrimtarin dhe gazetarin Halil Matoshi, i cili është shef aktual për media të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, u debatua për pozitën e shqiptarëve dhe të Kosovës në Jugosllavinë komuniste, nën pushtetin e Titos.
Vllasi, i cili ishte funksionar në kohën e Titos, ndërsa pësoi nga fundi i Jugosllavisë, kur fjalën kryesore e mori Sllobodan Millosheviqi, tha se për shqiptarët në Jugosllavinë e Titos ka pasur dy periudha - periudha më e vështirë nga viti i 1945 deri në vitin 1966-të, ndërsa pas vitit 1970-të e deri në vdekjen e Titos në vitet e 80-ta, vijoi periudhë e një lloj liberalizimi, kur Jugosllavia më shumë ngjante në konfederatë.
"Nuk ishte mirë për askënd e jo vetëm për ne. Megjithatë për ne çdoherë ishte më keq sesa për të tjerët", tha Vllasi, i cili është një prej kryetarëve të fundit të rinisë komuniste të Jugosllavisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail