Në Serbi u zhduk një gazetar i cili ka punuar në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Beograd, 14 qershor 2018 (MIA) - Policia serbe lëshoi urdhër-arrest për gazetarin Stefan Cvetkoviq pasi është gjetur automjeti i tij i braktisur.
"Në stacionin policor në Bella Cërkva mbrëmë është denoncuar një automjet i parkuar i markës Polo, me derë të hapur dhe drita të ndezura", kumtoi MPB-ja e Serbisë.
Për rastin është njoftuar Prokuroria dhe policia dhe ai kërkohet intensivisht, njoftojnë mediat serbe.
Cvetkoviç punonte në raportet për vrasjen e politikanit kosovar Oliver Ivanoviq dhe në maj të këtij viti u ndalua në vendkalimin kufitar Jarinje dhe u dërgua në stacionin policor për bisedë informative. Në shkurt në Beograd mbajti konferencë për media me titull "Sa kushton likuidimi në veri të Kosovës", dhe tregoi fotografi të personave të cilët dyshohet të kenë qenë të përfshirë në likuidimin e Ivanoviqit dhe pohoi se vrasja ishte paguar 40.000 euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail