PSD-ja shtyn tryezën politike për shkak të ceremonisë së varrimit të babait të Ramush Haradinajt

Prishtinë, 18 qershor 2018 (MIA) - Partia Socialdemokrate e Kosovës, e cila në bazë të numrit të deputetëve që iu ndanë Vetëvendosjes, konsiderohet forca e katërt politike në vend dhe ka rendin e organizimit të tryezës politike, ka vendosur që ta shtyjë atë.
Tryeza ishte planifikuar që të mbahet sot në orën 11:00. Shkak për këtë shtyrje është bërë ceremonia e varrimit të Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili vdiq dje në mëngjes.
“Të nderuar, ju njoftojmë se për shkak të pjesëmarrjes së përfaqësuesve politikë në varrimin e Hilmi Haradinaj, tryeza e partive politike nën organizimin e Partisë Socialdemokrate, e cila duhej të mbahej sot në ora 11:00, shtyhet për datën 20 qershor (e mërkurë) në ora 11:00”, thuhet në njoftimin e PSD-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail