Arrestohet deputeti grek, i cili bëri thirrje për grusht shtet ushtarak (PLT)

Athinë, 18 qershor 2018 (MIA) - Në një banesë në pjesën veriore të Athinës herët në mëngjes u arrestua deputeti Konstantinos Barbarusis, të cilin policia e ka ndjekur nga dita e premte, pasi arriti t'u ikë policëve me veturën zyrtare duke lëviz me shpejtësi prej 180 kilometra në orë.
Nga automobili që e dërgonte nga ndërtesa qendrore e policisë drejt Gjykatës në Athinë, Barbarusis drejt gazetarëve bërtiti: "Maqedonia është greke".
Siç lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina, edhe krahas asj që në ditët e kaluara kërkimi i policisë ishte oriantuar drejt qytetit prej nga e ka origjinën, Barbarusis ishte arrestuar nga sektori për luftë me terrorizëm në kryeqytetin grek, sipas gjitha gjasave në një banesë të një mike të tij.
Prokuroria greke, pas padisë së dorëzuar nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos dhe ministri alternativ i Mbrojtjes, Fotis Kuvelis, ngriti aktakuzë kundër Barbariusit për tradhti të madhe, në bazë të së cilës edhe u arrestua.
Deputeti, i cili më nuk është anëtar i Agimit të Artë, të premten duke folur në parlament, i bëri thirrje ushtrisë që ta arrestojë kryeministrin grek Aleksis Cipras, ministrin Kamenos dhe presidentin Prokopis Pavllopollus, pas çka partia e tij ishte përjashtuar nga debati.
Edhe krahas asaj se anëtarët e grupit të deputetëve të Agimit të Artë, me duartrokitje e përshëndetën fjalimin e Barbariusit, ndoshta që t'i shmangin shkeljet shtesë së ligjeve (në Greqi ende zgjat procesi kundër Agimit të Artë), pak më vonë ai u përjashtua nga partia.
Barbarius, përveç se ndiqet penalisht për tradhti të madhe pas deklaratës nga foltorja e parlamentit, ngarkohet edhe për tentim që t'u ikë autoriteteve, në mënyrë të rrezikshme dhe me rrezik që të shkaktojë fatkeqësi komunikacioni.
Siç bëri të ditur të shtunën MIA, deputeti, që të mos arrestohet, në autostradë në Greqi, nuk është ndalur në shenjën e policisë dhe me shpejtësi prej rreth 180 kilometrave në orë, u ka ikur policëve të cilët e ndiqnin. Mediat greke komentuan se të premten në mbrëmje është zhvilluar ndjekje si në filma në kushte të motit të keq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail