Në Prishtinë nuk është kidnapuar gazetarja nga Shqipëria, por një person tjetër, kumtoi policia

Prishtinë, 19 qershor 2018 (MIA) - Policia e Kosovës sot pasdite i ka demantuar raportimet se dje në Prishtinë është kidnapuar një gazetare e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Sipas tyre, informatat fillestare, të çpublikuara në mediume, ishin rezultat i konfuzionit nga ana e vetë policisë, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se raportime të tilla nuk qëndrojnë dhe se dyshimet kanë qenë të bazuara në faktin se vetura e gazetares në fjalë ka qenë afër një vajze tjetër e cila dyshohet se është rrëmbyer.

"S’ka të bëj me të fare, ka qenë një rrëmbim, një vajzë, janë ardhë e kanë marrë, ama ajo lidhet vetëm pse ka qenë një veturë e saj afër kemi dyshuar se mos është e saj mirëpo nuk ka të bëj fare me gazetaren në fjalë", bëri të ditur Ahmeti për Lajmi.net.
Siç kumtoi paraprakisht MIA, në raportin intern të policisë informohet se tre dëshmitarë okularë kanë paraqitur në polici se sot tre persona kanë nxjerrë me dhunë nga automjeti i saj një person femër dhe me automjetin e tyre e kanë dërguar në drejtim të panjohur. Dyshimet e para të policisë ishin se personi i kidnapuar është një gazetare shërbimit publik shqiptar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail