Numri i azilkërkuesve në Bullgari është zvogëluar për tre herë

Sofje, 20 qershor 2018 (MIA) - Numri i emigrantëve të cilët kanë kërkuar azil në Bullgari nga fillimi i vitit është gati për tre herë më i vogël në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2017, lajmëron BTA.
Në pesë muajt e parë të vitit 2018 kërkesë për azil në Bullgari kanë dorëzuar gjithsej 492 emigrantë, përderisa në periudhën korrik-dhjetor të vitit të kaluar ky numër ka qenë 1.595 persona.
Sipas të dhënave të Agjencisë shtetërore bullgare për refugjatë, nga numri i përgjithshëm i kërkuesve, 152 personave u është dhënë statusi i refugjatëve dhe 250 personave status humanitar përderisa 350 kërkesa ishin refuzuar.
Në mesin e azilkërkuesve në Bullgari numri më i madh ishin me origjinë nga Siria, ndërsa pas tyre vijnë shtetas nga Afganistani, Iraku dhe Pakistani.
Nga numri i përgjithshëm i azilkërkuesve, gati dhjetëra ishin adoleshent, në mesin e të cilëve 50 për qind me origjinë nga Iraku, ndërsa 25 për qind nga Siria.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail