Pesë persona kanë humbur jetën në një fatkeqësi komunikacioni në Kosovë

Prishtinë, 8 korrik 2018 (MIA) - Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 13 në rrugën Suharekë-Duhle, në vendin Biraqë, në afërsi të Suharekës, kur një veturë është përplasur me një autobus, me ç’rast pesë persona kanë humbur jetën, njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.
Burime të policisë së Kosovës jozyrtarisht për "Gazeta Ekspres" deklaruan se të gjithë pesë viktimat janë anëtarë të një familje - dy prindërit dhe tre fëmijët e tyre.

“Rreth orës 13:20 minuta në magjistralen Suhareke – Duhël ka ndodhur një aksident i tmerrshëm komunikacioni, me ç’rast kane humbur jetën pesë persona, dy të rritur dhe tre fëmijë”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.
Sipas mediave të Kosovës, vendi ku ka ndodhur tragjedia, në vendin Biraqë, është i njohur si "pikë e zezë" pasi në të kaluarën në këtë vend kanë ndodhur shumë fatkeqësi, prej të cilave disa me pasoja tragjike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail