NATO: Serbia duhet të vendosë për hyrje eventuale në Aleancë

Bruksel, 10 korrik 2018 (MIA) - NATO-ja i respekton qëndrimet e secilit vend me të cilin bashkëpunon, ndërsa Serbia është partner i mirë i NATO-s dhe ajo duhet të vendosë nëse dëshiron të bëhet anëtare, deklaroi sot në Bruksel zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Roz Gotemoler, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Ajo mendon se partneriteti serb me NATO-n kontribuon për siguri më të madhe të qytetarëve dhe NATO-ja ndihmon për stabilitetin e tërë rajonit.
"NATO-ja i respekton pozitat e të gjitha vendeve me të cilat bashkëpunon si dhe pozitat e vendeve anëtare. Ata vetë bëjnë përzgjedhje për vete sipas çështjes së sigurisë. Serbia duhet të vendosë për hyrje eventuale në NATO, por e di se ekziston interes për anëtarësim në BE dhe kjo është mirë", deklaroi ajo para samitit të NATO-s.
Ajo shtoi se NATO-ja do të vazhdojë me bashkëpunimin me Serbinë e cila merr pjesë në stërvitjet e Aleancës.
"Në fillim të vjeshtës, Serbia do të jetë organizatore e stërvitjes vjetore për menaxhim me pasojat nga katastrofat natyrore", tha Gotemoler.
Këto stërvitje duhet të mbahen në Mladenovac dhe Arangjelovac.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail